LAJMI I FUNDIT:

Basha më i votuari në Tiranë nga PD, Berisha drejt një mandati tjetër deputeti

Basha më i votuari në Tiranë nga PD, Berisha drejt një mandati tjetër deputeti

Vazhdon numërimi i votave për kandidatët në të gjithë Shqipërinë.

Në Qarkun e Tiranës, Partia Demokratike ka fituar 15 mandate deputeti.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, deri më tani më i votuari del të jetë kryetari Lulzim Basha me 3202 vota i pasuar nga kryetari i forumit Belind Këlliçi me 2861 vota, përcjell Telegrafi.


Pasojnë me vota Agron Shehaj e Grida Duma.

Aleati nga partia e çamëve Shpëtim Idrizi renditet i pesti, derisa në Kuvend do të jetë përsëri edhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha i cili momentalisht renditet i 7 me 1293 vota.

Në pozicion të mirë për t’u futur në Kuvend nga lista e PD-së janë edhe Fatmir Mejdiu i republikanëve dhe aleati tjetër Dashamir Shehi.

Përfundon numërimi i votave në Shqipëri – shumica e deputetëve i takojnë Partisë Socialiste
Lexo po ashtu Përfundon numërimi i votave në Shqipëri – shumica e deputetëve i takojnë Partisë Socialiste

Vlen të theksohet se aktualisht nuk janë në pozicion të mirë për të marrë mandatin e deputetit disa emra të njohur nga PD e Tiranës si Albana Vokshi, Albo Bumçi apo edhe Mesila Doda.

Me rezultatet aktuale Vangjel Dule i cili ka garuar në listën e PD-së është larg synimit për t’u bërë deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori