Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me qytetarët e Durrësit nga ku u shpreh se ka ardhur koha që demokratët bashkë me qytetarët të sjellin ndryshimin në Durrës pas shumë vitesh tiranie mafioze të krimit dhe korrupsionit.
“Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me bandat fatin e tij në politikë. E për këtë arsye në një vend normal, nuk duhej të ishte në Bashki, por duhej të ishte në qeli”, u shpreh Basha.
Takimi i Bashës me qytetarët e Durrësit përkoi me dy vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, për të cilën Basha tha se është një reformë e shkatërruar në themel.
“Reforma në Drejtësi është shkatërruar pikërisht për të mbrojtur Vangjush Dakon. Siç mbron kjo drejtësi e kapur, Sajmir Tahirin. Siç mbron kjo drejtësinë e kapur, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dosjet e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse pastrim i parave të pista të krimit me bashkëpunimin e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare”, tha Basha.
Basha u kërkoi qytetarëve ta shihnin çështjen e Teatrit jo vetëm si një aferë korruptive, por si çështje e lirisë së tyre personale, për sa kohë Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë nën kontroll çdo pushtet.
“Çështja e Teatrit Kombëtar është beteja për të rikthyer shtetin ligjor, ose fundi i shtetit ligjor, i shtetit të së drejtës dhe fillimi i një diktature të krimit, e cila, atë që po bën me Teatrin, nesër do ta bëjë me pronat tuaja, me shtëpitë tuaja. Kemi arritur aty ku nuk mban më. Sepse Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk do të ndalen, po nuk i ndalëm ne”- u shpreh Kryetari i PD.
Basha tha se Shqipërisë i duhet një qeveri ku kryeministri dhe ministri i Brendshëm të mos jenë të lidhur me krimin, që kane prioritet ekonominë e qytetarëve të zakonshëm dhe jo pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës