LAJMI I FUNDIT:

Basha: Sundimi i Ramës dhe bandës së tij, i papranueshëm

Basha: Sundimi i Ramës dhe bandës së tij, i papranueshëm

Vora ka qenë ndalesa e radhës e Lulzim Bashës, në turin e tij të takimeve për përgatitjen e protestës së 27 janarit.

Nga ky qytet, Basha është ndalur tek fatura që mijëra familje shqiptare detyrohen ta paguajnë për koncesionet që nuk u shërbejnë shqiptareve, por pasurimit të kryeministrit.

“200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it. 200 milionë është fatura që shqiptaret paguajnë vit për vit për 5 koncensionare, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën. Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri që e ka lidhur fatin me njerëzit të mos ndërpresë menjëherë këtë marrëdhënie kriminale korruptive, të shlyejë borxhin ndaj KESH-it dhe të çlirojë qindra e mijëra familje shqiptare nga zgjedha e kamatave të padrejta të KESH-it apo nga mënxyra e rritjes së çmimit të ujit”, u shpreh Basha.


Kreu demokrat tha se 27 Janari nuk është vetëm një protestë politike e thirrur nga disa parti, por ajo do të jetë një goditje ndaj qeverisë së lidhur me krimin.

“Qytetaret në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm”, theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se përmes protestës shqiptarët do të imponojnë largimin e një qeverie ilegjitime dhe krijimin e një qeverie anti-mafia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori