Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj letrës së gjashtë senatorëve amerikanë drejtuar sekretarit Amerikan të Shtetit, duke thënë se kryeministri Edi Rama ka paguar firmat më të mira të konsulencës për t’i bërë fresk qeverisë, duke përmendur edhe kontratën e Ramës me Tony Blair.
Grupi i senatorëve amerikanë ka kërkuar të mërkurën nga sekretari i ri i Shtetit Rex Tillerson që të bëjë hetime në detaje lidhur me shpenzimet e parave amerikane në Ballkan, ndërsa në veçanti përmenden Shqipëria dhe Maqedonia.
“Edi Rama ka paguar firmat më të mira të konsulencës për t’i bërë fresk qeverisjes së tij të inkriminuar duke nisur me firmat më të njohura britanike. Ju e dini Toni Bler lidhi kontratë për çfarë? Për propagandë, për fasadë dhe ka përdorur një nga rrjetet më të fuqishme, rrjetin e George Soros, jo për interesat e shqiptarëve, por për të bërë propagandën dhe për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin pas kësaj propagande”, ka thënë Basha.
Lideri i PD-së ka theksuar se Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe ekspertët e saj, të financuar nga USAID, kanë krijuar Dokumentin Strategjik kontrovers për Reformën në Drejtësi të shtetit shqiptar dhe se disa liderë besojnë se këto “reforma” synojnë t’i japin kryeministrit Rama dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.
Ndryshe, senatorët amerikanë kanë kërkuar hetime urgjente lidhur me atë se si janë shpenzuar paratë amerikane në Departamentin e Shtetit dhe USAID, për të mbështetur grupet politike të orientuara majtas dhe për të imponuar këtë opsion shteteve sovrane.
“Njëra prej grupeve të tilla, e cila ka pranuar para përmes USAID-it është Shoqëria e hapur, fondacion pas të cilit qëndron George Soros”, thuhet në letrën e gjashtë senatorëve amerikanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës