LAJMI I FUNDIT:

Basha: Rama mbështet zyrtarët e korruptuar

Basha: Rama mbështet zyrtarët e korruptuar

Në takimet me banorë të Fierit në fshat dhe në qytet, Lulzim Basha përfshiu në fjalorin e debatit politik akuzat për fshehjen e pasurive të qeveritarëve.

Ai mori shkas nga mbështetja publike që kryeministri u dha drejtuesve të tatimeve dhe doganave, të akuzuar prej opozitës si dy prej pikave kyçe të korrupsionit dhe kontrabandës qeveritare, duke i shkaktuar buxhetit të kaluar një dëm prej 400 mln dollarësh.

“400 milionë dollarë që nuk mbërritën në buxhet, në fakt diku kanë mbërritur,  apo jo?! Se di, janë nisur për në Panama apo diku tjetër, por në llogaritë e pushtetarëve shqiptarë kanë mbërritur. Të falënderosh doganat dhe tatimet është njësoj si të falënderosh Ilir Beqajn që jep 1 milionë dollarë në muaj Vilma Nushit. Ça i ka mbetur tjetër të falënderoj Arben Ahmetajn për ecurinë e ekonomisë?! Të falënderoj Emiliano Shullazin për gjendjen e rendit?!”, tha Basha, transmeton Top Channel.


Lulzim Basha thotë se në programin qeverisës të Partisë Demokratike bujqësia do të ketë të njëjtin prioritet si infrastruktura gjatë dy mandateve të qeverisjes së demokrateve.

“Synimi ynë është që në vitin e parë në qeverisje ne të jemi me 150 milionë euro me buxhet për bujqësinë, për të subvencionuar bujqësinë, për të subvencionuar punën, bujkun, jo grumbulluesin, jo 4-5 veta që kanë lidhje me qeverinë. Po drejtpërdrejtë bujkun dhe blegtorinë”, u shpreh Basha.

Ajo çfarë duhet tani, sipas Bashës për të nxjerrë fituese alternativën e opozitës, është zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori