LAJMI I FUNDIT:

Basha: Qeveria “Rama” shkel liritë dhe të drejtat e njeriut

Basha: Qeveria “Rama” shkel liritë dhe të drejtat e njeriut

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, lideri i demokratëve, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si censuruesin e shqiptarëve.

Përmes një statusi në rrjetin social, Basha shkruan se sot do duhej të ishte një ditë ku debatohej për më shumë liri dhe të drejta, por jo në vendin tonë.

Sipas kryedemokratit, edhe pse kanë kaluar tashmë 27 vjet nga rrëzimi i regjimit komunist, sërish media kontrollohet nga një person, ndërsa paratë dhe ekonomia e vendit i “ofrohen” një grushti personash, miq të kryeministrit.


Postimi i Bashës:

“Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne.

Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit. Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime.

Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve. Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte.

Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore” (sic.), ka shkruar Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori