Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me qytetarë dhe tregtarë të Fierit. Qytetarët thonë se gjendja e tyre është më keq se dy muaj më parë e po përkeqësohet me shpejtësi. Varfëria, papunësia dhe pamundësia për të mbyllur muajin janë shqetësimet kryesore të banorëve të Fierit. Tregu është thuajse i zbrazur. Tregtarët thonë se e nisin ditën me zero dhe e mbyllin me minus duke llogaritur taksat që duhet të paguajnë. Ata tregojnë për gjobat abuzive që u vihen çdo muaj.
“Kam kolauduar 2 herë kasën fiskale dhe më kanë vënë 600 mijë lekë gjobë për mungesë kase. Absurdi është se gjoba më është vënë nga i njëjti inspektor i cili një ditë para se të më vendoste gjobën lëshoi akt konstatimin se jam i pajisur me kasë. Më e keqja është se s’ke ku ankohesh”.
Në dyqanin e mishit shitësi më thotë se njerëzit blejnë dy herë më pak mish se së një vit më parë.
“Kemi nja dy vjet se kemi parë fare mishin me sy, tani po harrojmë bukën”-, ja pret një qytetar aty afër. Ndërsa një zonjë tregon se ka ardhur të lypë dhjamë e kocka për vajzën anemike që nuk del dot nga shtëpia.
“S’kemi bukë të hamë, papunë, pa ndihmë dhe në bashki askush s’të hap as derën. Si do vejë halli ynë?!”
Shëndetësia është kthyer në makth. Falas as që bëhet fjalë por dhe kempi që u takon mund ta marrin vetëm pasi të japin ryshfetin e majme. Ndërsa një zotëri që ka çuar nënën 80- vjeçare te urgjenca për një plagë në këmbë thotë se infermierët nuk kishin as jod, as garza për të mjekuar plagën.
“Kemi fëmijë me të meta dhe këta u heqin bukën të sëmurëve vetëm për të marrë lek nën dorë. Nuk u japin ndihmë, na sorollatin poshtë e lart vetëm që të marrin ryshfet”.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ndryshimi duhet të nisë me largimin e kësaj klike të korruptuar, kësaj kuçedre të parave të shqiptarëve e cila kërkon gjithçka për vete dhe asgjë për qytetarët.
“Kam ardhur t’ju them qytetarëve të Fierit e prej Fierit mbarë Shqipërisë se largimi nga Shqipëria apo rënia në dëshpërim nuk janë rruga e vetme.
Ka një shpresë dhe një rrugë tjetër të cilën mund ta përshkojmë të gjithë së bashku dhe kjo është rruga e uljes së taksave, e uljes së faturave të energjisë me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre. Kjo është rruga e rritjes së investimeve publike, e një portofoli të madh të investimeve publike anembanë vendit që do të krijojë më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira.
Çelësi i programit tonë, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’ia kthejmë qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre”.
Prononcimi i kryetarit të Partisë Demokratike pas bashkëbisedimit me tregtarët e Fierit.
Në raport me dy muaj më parë, katër muaj më parë, një vit më parë, dy vite më parë pa përjashtim qytetarët që kam takuar dhe pyetur kanë thënë me fakte nga jeta e tyre e përditshme se gjendja është përkeqësuar dhe vazhdon të përkeqësohet, se fuqia blerëse e fierakëve vazhdon të bjerë, se taksat janë rritur, fatura e energjisë është rritur. Shëndetësia nuk jep shërbimet minimale, nuk ka garza dhe jod, më tha një qytetare.
Dyqani i mishit është kthyer në një dyqan ekzotik, ku xhiroja është 3 -4 herë më e ulët se një apo dy vjet më parë. Pra, gjendja ekonomike e fierakëve, sikundër e të gjithë shqiptarëve është në përkeqësim të thellë.
E sotmja është më e keqe se e djeshmja dhe këto janë fakte të cilat Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk mund ti fabrikojnë. Këto përcillen ditë për ditë nga jeta e qytetarëve pa truke, pa propagandë, pa trushplarje.
Këto janë faktet që Edi Rama duhet t’i njohë por refuzon t’i njohë sepse ai jeton brenda një flluske ku gjërat ecin gjithnjë e më mirë. Në fakt gjërat gjithnjë e më mirë ecin për Edi Ramën dhe për Koço Kokëdhimën dhe për një grusht oligarkësh të cilët duke marrë, shpërdoruar, vjedhur miliarda-miliarda lekë në vit nga paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përgjegjës për faktin që sot ka më pak lekë, ka taksa më të larta, rroga më të ulëta dhe papunësi më të madhe.
Unë nuk kam ardhur vetëm të pyes se si është gjendja, sepse si është gjendja e shohim ditë për ditë. Por kam ardhur t’ju them qytetarëve të Fierit e prej Fierit mbarë Shqipërisë se largimi nga Shqipëria apo rënia në dëshpërim nuk janë rruga e vetme.
Ka një shpresë dhe një rrugë tjetër të cilën mund ta përshkojmë të gjithë së bashku dhe kjo është rruga e uljes së taksave, e uljes së faturave të energjisë me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë në xhepat e tyre. Kjo është rruga e rritjes së investimeve publike, e një portofoli të madh të investimeve publike anembanë vendit që do të krijojë më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira.
Çelësi i programit tonë, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’ia kthejmë qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre.
Të fillojë dhe të rifillojë qarkullimi i lekut, të ringrihet ekonomia bazuar mbi parime të shëndosha ku parimi numër një është largimi i, kësaj klike të korruptuar, kësaj kuçedre të parave të shqiptarëve e cila kërkon gjithçka për vete dhe asgjë për qytetarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës