LAJMI I FUNDIT:

Basha: Nuk tërhiqemi nga qeveria teknike

Basha: Nuk tërhiqemi nga qeveria teknike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga ‘çadra e lirisë’, u shpreh se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama edhe pse ka rritur të ardhurat e saj përmes ngritjes së taksave dhe çmimeve, ka lënë në mëshirë të fatit shtresën në nevojë.

Basha në fjalën e tij tha se qeveria Rama vijon të bëjë abuzimet me koncesionet dhe për këtë, ai premtoi se kur të vijë në qeveri do t’i zhbëjë koncesionet abuzive.

“Sot këtu folëm për problemet në Lezhë, dje folëm për Fierin dhe kështu me radhë. Çdo qytet ka problemet e veta dhe është lënë në harresë nga kjo qeveri. Problemet në qytete mund të jenë të ndryshme, por kanë një emërues të përbashkët, varfërinë të shkaktuar nga kjo qeveri”, tha Basha.


Duke folur për negociatat e një dite më parë, Basha tha se kryeministri është mësuar me pazare.

“Basha nuk bën pazare në kurriz të qytetarëve. Ne nuk duam të bëhemi pjesë e qeverisë, ne duam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai.

Ndërsa për zgjedhjet pa opozitën, Basha theksoi se nuk mund të zhvillohen teksa paralajmëroi për përshkallëzim të mëtejshëm të protestës opozitare dhe në qytete të tjera. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori