Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha e ka cilësuar si një farsë përurimin e Murit të Kujtesës në Ministrinë e Brendshme nga kryeministri Rama.
Në reagimin e tij, Basha ka deklaruar se, të rënët në detyrë respektohen duke luftuar krimin, trafikantët dhe drogën.
“Trupa e policisë dhe kujtimi i të rënëve nëpërkëmben e përdhosen çdo ditë nga një ministër i lidhur me bandat e trafikut të drogës në vend, nga një ministër që makinën e tij private e kthen në narkotaksi për Habilajt, nga një ministër që mbajti Shullazin mbi ligjin për 3 vjet derisa ndërhynë partnerët, nga një ministër që prish hetimet për trafikantët duke djegur provat në laborator e duke zbuluar hetimet në media për llogari të krimit”, ka deklaruar Basha.
Sipas tij, të njëjtën nëpërkëmbje i bën policisë edhe kryeministri, i cili “futi në Parlament trafikantë e tutorë prostitutash, vrasës e njerëz me precedentë penalë”.
“Nga një kryeministër që fshehu urdhërin e ekstradimit për vrasësin e komisar Dritan Lamajt, që i ofroi atij arratinë, shpëtimin nga drejtësia. Nga një kryeministër që mban Eskobarin e Ballkanit, që pasi e ka bërë drejtor të transportit e mbron edhe nga aksioni ndërkombëtar për kapjen e tij. Një kryeministër që ka krijuar kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë, që ndërton edhe pista avionësh për narkotrafikun”, ka vijuar Basha.
Duke e akuzuar kryeministrin se, “krimin e ka veshur me pushtet dhe pushtetin me krim”, kreu i opozitës ka theksuar se, “nderi, dinjiteti i policisë dhe respekti i të rënëve në krye të detyrës është sot në duart e shqiptarëve”.
“Shqiptarët kanë në dorë të kthejnë rendin, sigurinë, respektin ndaj policisë, duke hequr krimin nga pushteti. Duke larguar me çdo kusht kartelin e drogës. Policia më mirë pa Edi Ramën. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Basha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?