Kryetari i PD në Shqipëri, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar, ka folur për një ditë të bukur politike, pasi sipas tij janë kurorëzuar përpjekjet disavjeçare të opozitës, duke filluar nga vendimi i gjykatës për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës.
“Ditë shumë e bukur sot jo thjesht për nga moti, por sepse është dita kur simboli i oligarkisë, Koço Kokëdhima mori sot atë që donte çdo qytetar: heqjen e mandatit për abuzimin me Kushtetutën, për korrupsionin, për përfitim të parave të taksapaguesve shqiptarë. Para që në vend që të kthehen në rroga e pensione më të larta përfundojnë në xhepat e oligarkëve, si në rastin e kryeoligarkut të jugut Koço Kokëdhima”, ka thënë Basha.
Sipas tij, kjo është jo vetëm një fitore e PD që ka mbrojtur të drejtën e kauzës kundrejt Koço Kokëdhimës, por është një fitore e të gjithë atyre që duan një politikë të pastër nga konflikti i interesit.
Arsyeja tjetër përse kjo sipas Bashës është një ditë e bukur është sepse, “po fillojnë të kërcasin ingranazhet e krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim nga pesha e ligjit të dekriminalizimit”.
“PD fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e zbatimit të këtij ligji përmes denoncimeve në një portal për ato që dinë për zyrtarët e fshatit, qytetit, apo edhe ministrat. Le ta bëjmë këtë ligj efektiv, duke larguar nga politika dhe vendimmarrja njerëzit me rekorde të tmerrshme kriminale”, ka thënë Basha.
Gëzimi i tretë për kreun e PD ka të bëjë me reformën zgjedhore, për të cilën grupi parlamentar demokrat, siç tha ai, ka vënë piketat.
“Grupi ynë finalizoi diskutimet për reformën elektorale. Vendosëm t’i propozojmë komisionit ad hoc për reformën zgjedhore votimin elektronik me shenjat e gishtërinjve, kontrollin e financave të partive dhe kriminalizimin e donacioneve private, përmes financimit 100 për qind nga buxheti i shtetit. Gjithashtu, vendosëm të propozojmë lirinë e medias dhe hapësirën e barabartë mediatike dhe të tjerë parametra europianë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë Basha.
Por një prej parametrave të përmendur prej tij duket se do të jetë i vështirë të realizohet, në mos i pamundur. “Parametrat janë për një qeveri teknike, sepse Rama ka treguar se nuk është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Pa një reformë zgjedhore, asgjë tjetër nuk do të funksionojë normalisht në vend”, ka shtuar Basha./Top-Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës