Ekonomia ishte kryefjala e një bashkëbisedime të Lulzim Bashës me gazetarët dhe është e qartë që opozita ka një kendvështrim krejt të kundërt nga ai i Kryeministri Edi Rama për të dhe për këtë ajo jep edhe arsyet e saj.
Qëllimin e bashkëbisedimit Basha e sqaroi që në fillim, së pari të tregojë sesi, sipas tij, janë vjedhur 2.2 miliardë euro në dy vite qeverisje të maxhorancës dhe së dyti t’u shpjegojë shqiptarëve sesi dilet nga ajo që e quajti mjerim ekonomik.
“2.2 mld euro janë vjedhur në dy vite, në 2014 dhe në2015. Pjesa e luanit vjen nga abuzimi në Dogana e Tatime”, tha Basha, që e argumentoi këtë duke thënë se pavarësisht rritjes së taksave dhe tarifave doganore, sërish buxhetit i mungojnë 400 milionë euro më pak.
“Spikat në volumin e saj e dyta në abuzimin, plot 500 milionë euro, që mendojeni vetë se çfarë mund të bëhej me to”, deklaroi ai.
Të tretën Partia Demokratike radhit prokurimet, ku jo rrallëherë ka akuzuar Qeverinë për korrupsion dhe abuzime.
“Një e treta e prokurimeve janë të drejtpërdrejta, pra nuk ka garë dhe shërbimin me çmimin më të lartë e vendos Edi Rama, para që shkojnë tek njerëzit që Edi Rama u jep tenderët dhe prokurimet, para që shkojnë për luks, ndërsa njerëzit kridhen në mjerim”, u shpreh Basha.
Investimet për luksin e qeveritarëve, Lulzim Basha e quajti skemë për të vjedhur taksat e shqiptarëve. Në total, sipas Bashës, sot janë 88 milionë dollarë që janë përfituar nga një rreth i ngushtë njerëzish të afërt me Kryeministrin, që duke u shtuar edhe 90 milionë dollarë shpenzime luksi, sipas opozitës, do të mjaftonin për hapjen e 25 mijë vendeve të reja të punës.
Basha shtoi se PD ka një plan solid për nxjerrjen e vendit nga kriza, të cilin, siç tha ai, do ta realizojë: “Duke vendosur një taksim të ndershëm dhe duke vendosur procedura prokurimi dhe subvencionimi transparente do t’u kthejmë taksapaguesve 150 milionë euro çdo vit, në funksion të politikave që hapin vende pune, që shtojnë aktivitetin industrial dhe punësojnë rininë shqiptare”.
Kryetari i opozitës paralajmëroi se, nga dita e nesërme do të denoncohen me shifra dhe emra oligarkët që kanë vjedhur shqiptarët, “me bekimin e kryeministrit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës