Që kur Ilir Meta i surprizoi të gjithë me propozimin e “qeverisë së besimit” dhe dhënien e të gjitha garancive për opozitën, skena politike ka pasur lëvizje të vrullshme dhe deklarata të forta, por asgjë nuk ka ndryshuar.
Madje as nga takimi, të mërkurën paradite, mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit. Edi Rama dhe Ilir Meta kishin një takim kokë më kokë, prej të cilit mësohet se nuk ka asnjë zhvillim të ri.
Burime pranë dy bashkëkryetarëve të koalicionit pohojnë se Rama i ka qëndruar dy “vijave të kuqe” kushtetuese, se qeveria i përket shumicës dhe se data e zgjedhjeve nuk shtyhet. Burime të tjera të pakonfirmuara thonë se Ilir Meta po shtyn përpara opsionin e lënies së mandateve ekzekutive dhe marrjen e tyre prej opozitës si garanci për zgjedhjet.
Por mesa duket, ky është një opsion që nuk pranohet nga Lulzim Basha.
“Komploti ekonomik kundër jush, republika e vjetër do të shpresojë që përmes një dialogu fasadë të arrijmë zgjidhje fasadë, ku Partia Demokratike dhe opozita të marrë karriget dhe llokmat e saj në kupolën kriminale të republikës së vjetër.Jo pazare dhe jo llokma që të ndajmë bashkë pushtetin e republikës së vjetër. Kjo është shpresa, ky është projekti”, tha Lulzim Basha.
Nga çadra e protestës kishte vetëm një të re. Termi i qeverisë teknike nuk u përmend asnjëherë nga kreu i opozitës, i cili tha se kjo ishte një javë vendimtare për arritjen e qëllimit për zgjedhje të lira e të ndershme.
“Nëse do të ketë dialog politik, që e kemi kërkuar prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pistë të disa politikanëve të opozitës me disa politikanë të mazhorancës”, tha më tej Basha.
Aktualisht është shumë e paqartë nëse do të ketë dialog mes palëve. Ajo që po ndodh janë konsultimet e të gjithëve me bashkëpunëtorët më të ngushtë.
Gjatë drekës së të mërkurës, kryeministri Rama është takuar gjatë me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, dhe me drejtues të tjerë të lartë politikë, Saimir Tahirin, Erion Veliajn, Ditmir Bushatin, Arben Ahmetajn.
Atyre u është bashkuar më vonë edhe Petrit Vasili i LSI-së, i cili sapo kishte mbaruar një takim me Ilir Metën. Megjithatë, këto takime ende nuk kanë prodhuar një akord mes mazhorancës për të ofruar një plan të përbashkët për daljen nga situata e krijuar politike./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës