“Koha e qytetarëve po vjen, dhe nuk ka forcë ta ndalë”, tha sot kreu i PD, Lulzim Basha në një takim në Kavajë.
Basha theksoi se Kavaja është qyteti i parë që vrau frikën dhe u ngrit kundër regjimit komunist, qyteti i parë që luftoi për liri, dhe nuk meriton të sundohet sot nga një i dënuar për përdhunim dhe trafik droge. Duke gjetur mbështetjen e qytetarëve të Kavajës për protestën e madhe të 18 shkurtit, Basha u shpreh se nuk kthehemi nga kjo betejë pa fitore. Dhe fitore është sigurimi i votës së lirë, dhe me anë të votës së lirë të vijë në pushtet një qeverisje për njerëzit për qytetarët. “Pushteti u kthehet qytetarëve”, tha Basha duke bërë thirrje për bashkimin e madh popullor me 18 shkurt në orën 12 në Tiranë.
“Kam ardhur me një emocion të veçantë sot në Kavajë. Kam takuar të rinjtë e Kavajës, qytetarët e Kavajës, për t’i ftuar në protestën më të madhe, manifestimin më të madh të qytetarëve shqiptarë, bashkimin më të madh të qytetarëve shqiptarë, me 18 Shkurt në ora 12:00 në Tiranë. Ky emocion i madh nuk është vetëm për shkak të mikëpritjes, të ngrohtësisë të cilën më pritën të rinjtë dhe qytetarët e Kavajës, por është edhe për vetëdijen se këtu në Kajavë, në këtë komunitet, në këtë qytet të jashtëzakonshëm, 27 vite më parë qytetarët u ngritën dhe vranë frikën, vranë frikën dhe rrëzuan mitin e një diktature 50 vjeçare”, tha Basha.
“Ky është një qytet i madh, me një zemër të madhe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, shpirti i një komuniteti që u ngrit i pari, sfidoi terrorin, sfidoi frikën dhe me kurajo e mposhti atë. Ata që për 50 vjet e sunduan Shqipërinë me gënjeshtra, me mashtrime, me frikë, me terror dhe me varfëri kurrë nuk ia falën Kavajës këtë. Ata donin me çdo kusht ta poshtëronin Kavajën, t’ia ulnin kokën, ndaj vendosën t’i vënë në krye një fytyrë, një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me kavajasit e vërtetë, nuk ka asgjë të përbashkët me Josif Budon apo me Indrit Carën, dy heronjtë e fundit të Kavajës, njëri hero i demokracisë, tjetri hero i lirisë kombëtare”, vijoi kryetari i PD.
“Protesta e 18 Shkurtit do të jetë bashkimi më i madh që shqiptarët kanë bërë ndonjëherë për të drejtat e tyre, për dinjitetin e tyre, për liri, për demokraci. Dua t’i garantoj sot nga ky shesh se kryetari i ardhshëm i bashkisë së Kavajës dhe përfaqësuesit e ardhshëm të Kavajës në Kuvendin e Shqipërisë, për Partinë Demokratike, do të jenë përfaqësuesit e vlerave më të mira të popullit të Kavajës e të rinisë së Kavajës. Ndaj që t’i hapim rrugën përfaqësimit të vlerave të vërteta të Kavajës, le të bashkohemi në protestën më të madhe që ka patur Shqipëria në 27 vite”, nënvizoi Kreu i PD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës