Lejimi i mbajtjes së shamisë për femrat e besimit mysliman në shkollat fillore dhe të mesme është rikthyer si një temë diskutimesh në Kosovë.
Debatet kanë nisur që para gjashtë viteve, kur fillimisht ishte vërejtur një numër i nxënëseve që kishin vendosur shaminë, teksa ishin ende duke vijuar shkollimin e ulët apo të mesëm, dhe më pas ishte Ministria e Arsimit që kishte lëshuar një udhëzim administrativ që ndalonte bartjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme publike.
Një vajzë, me inicialet A. I., nga Gjilani, (identiteti i së cilës është i njohur për redaksinë) ka tri vite që ka mbuluar kokën e saj me shami. Ajo tregohet e vendosur kur bëhet fjalë për të drejtën e mbajtjes sëshamisë në shkollë, ndërsa thekson se kjo gjë duhet lejuar të gjithëve që e ndjejnë si nevojë për të përmbushur, siç shprehet ajo, obligimin e një myslimani.
“Shaminë e mbaj që kur i kam pasur 15 vjet, që gati tre vjet. Nuk ma ka imponuar askush, e kam bërë me vetë dëshirë. Kam pasur probleme kur e kam vendosur shaminë, pasi që familja ime e ka kundërshtuar këtë, ngase në familjen tonë askush nuk mban mbulesën fetare. Edhe në shkollë nga disa jam paragjykuar. Por, unë mendoj që çdo femër myslimane e ka obligim të mbajë shaminë. Unë i jam përkushtuar fesë myslimane, kam lexuar edhe Kuranin”, thotë ajo.
Krejt ndryshe mendon J.S. nga Prishtina, për të cilën mbajtja e shamisë në shkollë të mesme nuk do duhej toleruar, për shkak të moshës së re të nxënësve që vijojnë mësimin e mesëm.
“Bartja e shamisë nëpër shkolla fillore dhe të mesme parqet problem për shoqërinë dhe ata fëmijë, pasi që ata janë ende nën moshën 18 vjeç dhe nuk e kanë moshën e pjekurisë për ta ditur se a dëshirojnë të mbajnë shaminë. Ata mund të ndikohen prej shoqërisë, familjes apo rrethit për bartjen e mbulesës”.
“Unë mendoj që duhet të ketë bazë ligjore dhe duhet të jetë e rregulluar kjo çështje që të mos i lejohet bartja e shamisë deri në momentin kur përfundojnë shkollën e mesme. Pastaj në universitet është e drejtë e secilit, pasi që konsiderohet të kenë arritur moshën madhore dhe konsiderohen se është rrugë që ata kanë vendosur vet ta zgjedhin”, thekson ajo.
Së fundi, ish- lideri i subjektit opozitar, Lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për mediet lokale në Kosovë, ka ri aktualizuar çështjen e bartjes së shamisë. Ai ka deklaruar se subjekti politik Vetëvendosje është “për bartjen e shamive prej moshës 16 vjeçare dhe me fytyrë të zbuluar”, për ato femra që vendosin vet të bartin shaminë.
Kushtetuta e definon Kosovën si shtet demokratik dhe laik, me shoqëri multi-etnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera, besimet fetare të të cilave janë të ndryshme.
Në vitin 2010, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës kishte nxjerr një Udhëzim Administrativ, i cili ndalon mbajtjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme publike.
Ky udhëzim, në atë kohë, kishte nxitur reagime të mëdha të përkrahësve të idesë për mbajtjen e shamive nëpër institucione publike.
Ata patën protestuar kundër ndalimit të shamisë në shkollat publike të Kosovës dhe kishin kërkuar nga ish kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, që të shfuqizohet një vendim i tillë.
Ky udhëzim administrativ, sipas zyrtarëve të arsimit, nuk ka ndonjë efekt që nga momenti kur në vitin 2011 në Kuvendin e Kosovës ishte miratuar ligji për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Faton Fetahu, këshilltar ligjor i Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se në bazë të ligjit nuk përcaktohet e drejta për të bartur shaminë ose cilindo simbol fetar.
Ai thekson se shkollat publike në Kosovë janë të ndara në raport me qëndrimet fetare apo me simbolet të cilat i prezantojnë qëndrimet fetare.
“Ligji për arsimin parauniversitar përcakton që institucionet publike arsimore duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare dhe nga veprimtaritë tjera të cilat propagandojnë një fe të caktuar, që në rastin konkret nuk është se e mohon, por as nuk e lejon që në shkollat tona të këtë prezantim të një feje të caktuar”, thekson Fetahu.
Në Bashkësinë Islame të Kosovës thonë se bartja e mbulesës apo shamisë është obligim, përkatësisht detyrim fetar, për gjininë femërore dhe se kjo obligohet nga mosha madhore apo ndryshe, mosha e pubertetit. Kjo moshë thuhet të jetë nga mosha 14- 15 apo 16 vjeç.
Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se duke pasur parasysh faktin që mbulesa është obligim fetar, vajzat nuk duhet të pengohen që të vijojnë mësimin shkollor për shkak të mbulesës, e cila është obligim fetar.
“Ne kemi pasur probleme, ku në shkollat fillore dhe të mesme vajzat nuk i kanë lejuar t’i bartin shamitë bazuar në një udhëzim administrativ të Ministrisë së Arsimit, me të cilin ndalohet mbajtja e shamisë në shkolla. Në disa komuna është respektuar e në disa ka pasur tolerime dhe nuk ka qenë pengesë bartja e mbulesës. Me ligj, shkollimi fillor dhe i mesëm është obligativ dhe nuk do të ishte mirë të ishte pengesë mbulesa në shkollimin e femrave dhe vajzave”, thekson Sadriu.
Ai thekson se mbulesa – që ata kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të lejohet në shkollat fillore dhe të mesme – nuk nënkupton mbulim të fytyrës.
Problemet rreth kësaj çështjeje, tregon Sadriu, ende nuk janë zgjidhur dhe se Bashkësia Islame e Kosovës vazhdon të bëjë kërkesën e njëjtë tek institucionet e Kosovës që të mos pengohet shkollimi i vajzave të cilat bartin shaminë.
Për me keq, thekson Sadiku, çështja e bartjes së shamisë ka tendenca të politizohet, e që sipas tij, nuk do të duhej të ndodhte.
“Unë kisha thënë që çështja ka tendenca të politizohet nga ana e subjekteve politike. Kjo duhet t’iu lihet institucioneve fetare, në këtë rast BIK-ut, dhe në bazë të kërkesës sonë të merret një vendim dhe assesi të mos jetë çështje e subjekteve politike dhe të politizohet një problem i tillë”, thekson Sadiku.
Bartja e mbulesës për studiuesit e religjioneve vlerësohet se nuk mund të rregullohet as me udhëzim administrativ për heqje të mbulesës e as me udhëzime apo përkufizime se duhet të bartet. Sipas tyre, kjo është çështje personale e secilit njëri.
Ismajl Hasani, profesor i sociologjisë së religjionit, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se bartja e mbulesës nuk ka mundësi të ndalohet në mënyrë rigoroze në asnjë udhëzim administrativ, siç nuk ka mundësi të paragjykohet bartja e shamisë.
“Bartja e shamisë nuk mund të rregullohet as me udhëzim administrativ për heqje e as me udhëzime, përkatësisht me përkufizime se duhet të bartet…është çështje personale e secilit njëri se çka dëshiron të mbajë në kokën e vet…është çështje se si ajo shami kompozohet edhe në aspektin estetik të dukjes e veshjes, në shkollë, shkollën laike”, thotë Hasani.
Ai sqaron se si studiues i çështjeve të religjionit nuk ka rastisur të gjejë një përkufizim të tillë që mosha 16 vjeçare është mosha për bartjen e shamisë, sepse siç thekson ai, mosha 16 vjeçare është moshë minore.
“Nuk do të duhej që një lider politik të japë verdikt se është në rregull bartja e shamisë nëpër shkolla për vajzat mbi moshën 16 vjeçare. Subjektet e ndryshme politike përmes këtyre joshjeve bëjnë përpjekje të mbledhin vota në zgjedhjet e ardhshme tek ata njerëz që mund të jenë militantë të tyre në proceset zgjedhore”, thekson Hasani.
Përveç çështjes së lejimit të mbajtjes së shamisë në shkolla, së fundi ishte iniciuar si temë debati edhe futja e lëndës së mësim-besimit në shkollat fillore dhe të mesme.
Ky debat është përcjellë me qëndrime kundërthënëse, për dhe kundër, të përfaqësuesve të institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Lidhur me këtë, ligji aktual për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nuk lë hapësirë që të futet si pjesë e arsimit edhe edukata fetare, si lëndë e veçantë. Futja e kësaj lënde në institucionet arsimore dikton nevojën e ndryshimeve paraprake ligjore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje