LAJMI I FUNDIT:

Baraliu: Formimi i Ekipit negociator e degradoi Kushtetutën

Baraliu: Formimi i Ekipit negociator e degradoi Kushtetutën

Ekipi negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë është shpallur jokushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Gjykata ka vendosur në favor të lëndës së parashtruar nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën kontestohet jo kushtetues Ligji për Delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Njohësi i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një vendim i drejtë, vendim i saktë që burimin e ka në shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ai thotë se formimi i këtij Ekipi negociator ka degraduar edhe vetë Kushtetutën dhe ka dalë jashtë kornizave kushtetuese.


“Veprimtaria dhe ligji me të cilin është bërë ky Ekip negociator ka degraduar edhe vetë Kushtetutën. Kka dalë jashtë kornizave kushtetuese dhe si i tillë më të drejtë është shpallur inekzistentë, kundërkushtetues dhe i padrejtë. Ky është një shembull eklatant që tregon se konstruksionet e ndryshme dhe manipulimet dhe zgjidhjet nuk ka qenë në nivelin e duhur sepse vendimet që janë marrë në këtë rast dhe kombinatorikat që janë marrë hera-herës  nga subjektet e ndryshme politike për të marrë pushtet kanë qenë të tilla që nuk kanë qenë në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe etikës qeverisëse dhe të moralit qeverisës”, thotë ai për Ekonomia Online.

Ai thotë se i gjithë ky proces është kompetencë e ekzekutivit, më konkretisht i Qeverisë dhe nuk duhet t’i delegohet dikujt tjetër.

Baraliu thotë se ky ishte një vendim për t’ia deleguar dikujt tjetër kompetencat në dialogun me Serbinë, ishte vendim i gabuar dhe me pasoja të pariparueshme dhe katastrofale.

“Ne kemi pasur fërkime të mëdha dhe mospajtime të mëdha që nga fillimi në mes të pushteteve dhe Presidencës sa i përket faktit dhe aktit se kush duhet të prezantoj në Bruksel Kosovën në fazën përfundimtare të dialogut. Gabimi më i madh që ka treguar shmangien nga obligimet kushtetuese dhe një naivitet ndoshta i paqëllim, por që ka prodhuar pasoja katastrofale dhe të pariparueshme është deklarimi dhe veprimi i ekzekutivit, në këtë rast i kryeministrit Haradinaj, i cili fillimisht kompetencat e tij kushtetuese, obligimet e tij kushtetuese për sa i përket përfaqësimit të shtetit në dialog dhe në marrëveshje ndërkombëtare me faktorët tjerë ndërkombëtar ia bartë Presidentit, si duket pa i ditur pasojat dhe qëllimet mbase dhe rrjedhat se çka do të ndodh pastaj me atë bartje kompetencash tek Presidenti i vendit”, thotë ai.

Baraliu porosit koalicionin qeverisës se duhet të vetëdijesohet për veprimet që ka bërë dhe të bëjë përpjekje serioze që në rend të parë t;i ketë interesat shtetërore dhe ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori