Banorët e Manastirit në protesta, kërkojnë lirimin e gjyshit që vrau dhëndrin në vetmbrojtje

Qindra banorë të Manastirit protestuan duke kërkuar drejtësi dhe liri për Toni Gjorgjievski-Ferdo, i cili dje në mbrojtje të familjes, vrau dhëndrin (bashkëshortin e vajzës). Në mesin e qytetarëve që protestuan sot ishin edhe dy djemtë e të vrarit Stojançe Sokolov.
Toni Gjorgjievski që nga dje ndodhet në paraburgim pasi Prokuroria Themelore Publike e akuzoi për vrasje me paramendim, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes apo ndikimit te dëshmitarët.
Në momentin e vrasjes, në shtëpinë e Gjorgjievskit ndodheshin gjashtë persona, të cilët ishin shënjestër e mundshme e dhëndrit që kërcënonte me hanxhar.
Banorët e Manastirit janë mbledhur sot para Gjykatës Themelore për një protestë paqësore dhe kanë thënë se bëhet fjalë për vetëmbrojtje për të cilën ka edhe video të aktit të vrasjes. Shtëpia e Gjorgjievskit ishte plotësisht nën vëzhgim me video.
“Vrasja ka ndodhur për vetëmbrojtje, ka ardhur me qëllim që të na vrasë. E kemi problemin për më shumë se 20 vjet. Kemi raportojmë si në polici ashtu edhe në shërbimin social. Ishte përdorues droge, pinte. I ka keqtrajtuar dhe rrahur në shtëpi, ka pasur kërcënime ndaj meje, motrës, nipërve. Policia ka ditur për krimet dhe vrasjen që ka kryer. Para se të ndodhte kjo, motra ime kishte kërcënuar dhe ata erdhën tek ne nga shtëpia e tyre duke vrapuar. Motra më tha – këtë herë është i vendosur! Nuk kishte zgjidhje tjetër, unë isha pranë babait tim, kur ai theu derën pashë një zombi, jo një burrë, ai na sulmoi me thikë, babai im qëlloi me armë, ra në tokë dhe kaq”, thotë Jove Gjorgjievski, djali i Toni Gjorgjievskit.
Gjorgjievski thotë se babai i tij është 62 vjeçar dhe nuk ka ndërmend të ikë nga shteti.
Ndryshe, vrasja ndodhi herët në mëngjesin e së hënës. Sipas prokurorisë, tashmë i ndjeri, i armatosur me hanxhar, ka filluar të godasë me shqelma derën hyrëse prej druri të shtëpisë së të dyshuarit dhe e ka thyer atë. Sapo ka hyrë në shtëpi, ai është pritur në paradhomëse nga i dyshuari, i cili e ka qëlluar drejtpërdrejt me pistoletë tip “Baikal” që e posedonte me leje. Ai e qëlloi me dy të shtëna radhazi, kështu që Stojançe u rrëzua dhe vdiq në vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës