Vendimi i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për të rritur normën bazë të interesit për euron me 0.25 % duke e çuar atë në 4.25 %, pritet të ketë ndikim në tregun e huadhënies apo kredive në sistemin bankar në Kosovë.
Kreditë e bankave komerciale për biznesin dhe qytetarët në mos më të shtrenjta, pritet të mbesin në nivelin ku janë tani, për shkak të këtij vendimi të Bankës Qendrore Evropiane.
Albert Lumezi, drejtor i “NLB Banka-Prishtinë”, tha për “Telegraf” se ky vendim i BQE nuk do ti lejojë ata si bankë që të zbatojnë planin e uljes së kamatave për kreditë biznesore dhe individuale.
“Kemi qenë të përfshirë në një plan në mënyrë të vazhdueshme për uljen e kamatave për rreth 25 % apo një të katërtën e vlerës së tyre. Deri tani kemi bërë një ulje deri në 15 %, por ky vendim i fundit i BQE-së do të na detyrojë të ndalemi këtu”, tha Lumezi.
Sipas tij, efektet e tjera për shkak të këtij vendim do të jenë të vogla pasi vetëm 3 % e fondeve që janë në sistemin bankar në Kosovë vijnë nga marrëveshjet me botën e jashtme.
“Ky është një fat për sistemit tonë bankar”, tha Lumezi.
Shtrenjtimi i kostos së kreditit në Bashkimin Evropian pritet të penalizojë kompanitë dhe qytetarët dhe mund të frenojë zgjerimin e investimeve në ekonomi". Një rritje e normës bazë të interesit pritet të ketë si efekt edhe forcimin e mëtejshëm të euros dhe penalizmin e eksporteve evropiane.
Bankat Komerciale në Kosovë kanë dhënë kredi në një shumë prej rreth një miliard euro, ndërsa kamatat që aplikohen janë shumë ta larta dhe shpeshherë kalojnë normën e kamatës prej 10 %. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit