LAJMI I FUNDIT:

Banditët dhe maskat e tyre

Kur gjatë fushatës zgjedhore pata thënë se Avni Kastrati është njeri zotni, por partinë e tij e dominojnë banditët, më pat qortuar Naim Rrustemi, atëherë deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës. Naimi më pat thënë se nuk mund të jetë zotni një njëri i përzgjedhur nga banditët për t’i përfaqësuar banditët, për t’u bërë maskë e tyre. Ai që u shërben banditëve për maskë është shumë më i keq se vetë banditët.

Unë nuk doja ta besoja Naimin dhe fushatën e përfundova pa asnjë fjalë të keqe për Avni Kastratin. Ç’ështe e vërteta unë prisja hile e vjedhje votash nga ana e banditëve, por nuk prisja që të të gjitha këto do të ma rrezikonin mua fitoren.

I bindur se të qenët kryetar i Mitrovicës është një përgjegjësi e lartë që kërkon bashkëpunim sa më të gjerë e shmangie konflikteve kisha arritur ta kem përkrahjen e të gjitha partive politike, pos PDK-së kundër së cilës garoja. Madje pas fitores së pretenduar, në qeverisjen e Mitrovicës llogarisja ta kem përkrah edhe pjesën jo banditeske të PDK-së. Kjo ishte edhe arsyeja që gjatë gjithë fushatës nuk e fola asnjë fjalë të keqe për Avni Kastratin, përkundër faktit se ai vazhdimisht me sulmonte me shpifje e rrena nga shkolla e KOS-it (Shërbimi Sekret i Ushtrisë Serbe).


Për Mitrovicën do të kishte qenë shumë më mirë që të ishte ndonjë bandit kryetar i Mitrovicës se sa Avni Kastrati që është maskë e tyre. Banditi eventual, sado i paskrupullt e i pacipë që do të ishte, do ta kishte diku një kufi turpi kur të vepronte në emër të vet. Por, banditëve nuk u bëhet vonë për fytyrën e Avni Kastratit, kur marrin ndonjë vendim. Ata realizojnë interesat e veta pa fije turpi, sepse tërë turpi shkon në llogari të Avni Kastratit dhe për këtë banditëve nuk u bëhet vonë. Në një moment edhe mund ta hedhin si leckën e ndotur dhe të gjejnë një leckë tjetër. Këtu del se deputeti Naim Rrustemi paskësh pasur shumë të drejtë.

Fytyra e Avni Kastratit u dëshmua se mban gjithçka. Deri diku kam mundur t’i kuptoja rrenat dhe shpifjet që bënte ndaj meje gjatë fushatës zgjedhore. Dëshira për të fituar e ka bërë që të luajë jo fer dhe të kapërcejë kufijtë e moralit. Por, nuk mund ta kuptoj se si, derisa në njërën anë zëdhënësi i UNMIK-ut konfirmonte për “Jeta në Kosovë” se UNMIK-u i ka lëshuar vendim RTV Mitrovicës për shfrytëzimin e lokaleve në fjalë, Avni Kastrati pa fije turpi deklaronte në TV fjalën uzurpim. Ky nuk është një keqinformim i tij, por një rrenë e qëllimshme që vetëm njerëzit e ligë mund ta bëjnë.

Në po ato lokale të RTV Mitrovicës ai sa e sa herë ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për 13 vite me radhë. Si mund të futet një njeri i ndershëm në lokale të uzurpuara?! Kur hajni pret dashin e vjedhur nuk i shkohet në darkë apo jo? Nëse e han dashin e vjedhur je më hajn se vet ai që e ka vjedhur.

Sado që banditët në kohën e Bajram Rexhepit (paraardhësit të Avni Kastratit) mund ta kenë shtytur Bajramin për ta sulmuar RTV Mitrovicën, ai nuk e bëri këtë gjë. Jo ndoshta pse nuk do ta ketë pasur këtë dëshirë, por e dinte se do të turpërohej para qytetarëve. Bajram Rexhepi do të ketë menduar se çfarë do t’u thoshte ambasadorëve kur do ta pyesnin se ç’është kjo punë? Prandaj edhe nuk e ka bërë.

Por, Avni Kastrati nuk e ka këtë hall, sepse ai nuk di anglisht dhe rrallë që e takon ndonjë ambasador. Edhe kur takohet me ndonjë zyrtar të huaj fjalori i tij është më i ulët se i cilit do bandit, sepse duke pasur mizën pas veshit tenton t’ua kalojë banditëve të paktën me fjalë. Kur shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Almhofer, i ka dërguar letër Avni Kastratit dhe ka kërkuar nga ai që të mos ndërmarrë hapa kundër RTV Mitrovicës pa urdhër gjykate, flitet se banditët rreth tij (nuk e di sa është kjo e vërtetë) ia kanë përkthyer të kundërtën, duke i thënë që shefi i misionit të OSBE-së po thotë që mos shkoni përmes gjykatës po veproni sa më parë!

Sa i përket turpit para qytetarëve ai ka gjetur një formulë: “s’kam ç‘ka me ba, nuk më pyet askush, tjerët vendosin”. Kjo është formula e turpit. Nëse nuk të pyet kush përse merr barrë mbi vete? Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk kanë dinjitet dhe fytyrë.

Në trend

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori