Tifozët e klubit Shkëndija, “Ballistët”, kanë thënë se ata do të udhëtojnë në Beograd pa asnjë frikë dhe se do të mundohen ta nxjerrin në pah identitetin shqiptar të klubit.
Kampioni i Maqedonisë më 13 korrik udhëton në kryeqytetin serb për takimin e rundit të parë eliminues të Ligës së Kampionëve përballë Partizanit të Beogradit. Policia serbe javë më parë tha se do të burgosë të gjithë ata që do të ngrenë flamurin shqiptar ose të Kosovës në këtë takim, duke qenë se klubi prezanton Maqedoninë. Por kjo nuk do t’i pengojë tifozët shqiptarë të këndojnë shqip dhe të nxjerrin në pah ngjyrat kuqezi.
“Tanimë UEFA e dha lejen. Policia serbe është obliguar të garantojë ndeshjen në të gjitha aspektet, nuk ka nevojë për panik, “Më mirë një ditë “luan” se sa një jetë “lepur”! Në të gjithë duhet ta dimë një gjë se, data 13.07.2011 (e mërkurë) për të gjithë shqiptarët është ditë ku "kufijtë e hekurt" do hapen dhe historia do shkruhet ndryshe”, shkruhet në deklaratën e tifozëve të klubit tetovar.
“Pse ti mbyllim sytë në ditën kur kombi, Tetova, Shkëndija dhe Ballistët përfaqësohen nga një zë, nga zëri ynë, nga zëri që ruajti energji shekuj me radhë, për t’u bërë më i fuqishëm se kurrë, pikërisht në këtë ditë. Tanimë erdhi koha, na mbetet të tregojmë se sa e mbajmë fjalën dhe se sa i qëndrojmë besnik klubit që çdo ndeshje ia kemi kënduar Himnin madhështorë "Besa Besë"! Pse mos t’i lëmë arsyet e paarsyeshme anash, në vend të tyre të krijojmë atmosferë, ashtu si i ka hije një derbit ballkanas!”.
“Ata po presin t`i dhurojnë emocion adhuruesve shqiptarë të futbollit. Kënaqësitë e jetës lidhen me emocione. Një ditë si këtë e ëndërruam me shekuj, e kujtuam gjatë, e pritëm me emocione drithëruese, me lot. Tanimë e kemi moton, “bëhu pjesë e udhëtimit më të madh që do t’i përfaqësojë dy ngjyrat më të bukura”. Ndryshe nuk do na e bëjë “hallall” "Marshin Beqiri" dhe të gjithë ata që e deshën, por nuk patën fatin të gëzohen në këto ditë të mrekullueshme, për Skuadrën e Zemrës “Shkëndija”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë