LAJMI I FUNDIT:

Baliqi: Na duhen përforcime për të mbetur në elitë

Baliqi: Na duhen përforcime për të mbetur në elitë

Njëri nga futbollistët më me përvojë në futbollin kosovar, mesfushori Emin Baliqi i ka sugjeruar skuadrës së tij Trepçës, të bëjë lëvizje gjatë afatit të janarit, përndryshe nuk do t’i ketë punët mirë.

“Ekipi duhet ta ruaj këtë fond të lojtarëve dhe plus t’i sjellë së paku edhe tri përforcime nëse dëshiron të mbetet në elitën e futbollit. Kryesia është kah angazhohet por çfarë do të jenë rezultatet mbetet të shihet”, tha Baliqi, duke shtuar se nëse klubi nuk lëviz ai do ta shqyrtojë mundësinë e largimit.

“Nuk do t’i lejojë vetes që me një ekip që jam shpallur kampion të largohem në një ligë më poshtë. Futbollit s’i dihet, mundemi edhe me këtë ekip dhe me përforcime të largohemi, por së paku do të luftonim si duhet. Kështu si jemi tash është keq”, tha mesfushori mitrovicas, të cilit kontrata me skuadrën e Trepçës i ka skaduar dhe për fatin e saj do të vendoset gjatë këtij muaji.

Trepça, gjatë stinorit vjeshtor u përball me shumë probleme, sidomos me ndërrimin e trajnerëve, fillimisht u largua Rafet Prekazi, pastaj Sheremet Isufi dhe tash skuadrën po e udhëheq Emin Ajvazi. Kjo ka ndikuar që “xehetarët” periudhën e parë ta mbyllin në vendin e 9-të me vetëm 18 pikë, gjashtë më shumë se i fundit në renditje, Fushë Kosova. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori