LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Shpëtova nga futbolli kosovar

Bajrami: Shpëtova nga futbolli kosovar

Njëri ndër futbollistët më të talentuar të Kosovës së pasluftës, Valon Bajrami, tregon pse e përfundoi karrierën në moshën 26 vjeçare.

Shumë ish-futbollist që janë kyçur nëpër biznese të ndryshme, kanë thuaja se një mendim: “kam shpëtuar nga futbolli që u largova”. Pse a thua ndodh kjo?

Valon Bajrami njëri ndër futbollistët më të talentuar të Kosovës së pasluftës, është një nga këto raste që për portalin sporti1.com, jep shpjegimin e këtij fenomeni.

“Kur je në klub përherë jeton me ëndrrën e një karriere të madhe, nëse jo jashtë vendit së paku në Kosovë”, tregon Bajrami. “Kjo është njëra ndër motivet që i mban lojtarët aktiv dhe që drejtuesit e klubeve motivojnë lojtarët. Pagesat e parregullta, mungesa e kushteve elementare, problemet e ndryshme e bëjnë shpesh herë situatën të padurueshme”, tha Bajrami, i cili ka qenë pjesë e 2 korrikut, KEK-ut, Drenicës, Hajvalisë etj.


Ai për vete e la futbollin në moshën 26 vjeçare, pasi që pati edhe një aventurë të shkurtër në Finlandë. “Futbollistët janë të rinj dhe kanë qejf të bëjnë një jetë të dinjitetshme të moshatarëve të tyre, fatkeqësisht kjo është e pamundur bazuar në mundësitë që i kanë nëpër klube, situata për ata vetëm sa shkon e vështirësohet. Atyre klubet gati se gjithmonë iu mbesin borxh, janë të paktë futbollistët që kanë arritur të marrin të gjitha përfitimet në bazë të atyre kontratave”.

Sipas tij këto janë arsye të mjaftueshme që të rinjtë kur largohen nga futbolli, kanë mendimin “kam shpëtuar që nuk jam në futboll”.

“Këto probleme janë të mjaftueshme që pas largimit nga futbolli, të rinjtë të mendojnë se kan shpëtuar nga futbolli dhe se koha që e kanë kaluar aty ka qenë kohë gati se e çuar dëm”, tha Bajrami, i cili sot bënë punën e agjentit të sigurimeve për kompaninë, Kroacia Sigurimi. Sipas Bajramit edhe jashtë vendit është shumë vështirë të bëhet diçka pa pasur një përkrahje të madhe, sidomos duke pasur një menaxher me shumë kontakte.

Një futbollist tjetër ka debutuar në moshën 16 vjeçare në ekipin e parë, por që nuk deshi të identifikohet për opinion tha se “kohën e kaluar në klubin e futbollit në kryeqytet e konsideron një mashtrim dhe humbje kohe”. Ai tani ndjehet komod në punën që bënë në bankë dhe pranon se futbollin e kushteve aktuale nuk do t’ia preferonte as të birit të tij. “Jo, jo, është humbje kohë dhe shumë mashtrim i madh më besoni, ajo çfarë ndodh me të rinjtë nëpër klube”, tha ai. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori