Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bashkëpunim me Komisionin Evropian, ka organizuar sot trajnimin për zyrtarët qeveritarë dhe Pikat Kombëtare të Kontaktit për programin kornizë të BE-së, “Horizon 2020”.
Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami theksoi se është shumë me rëndësi që të jenë pjesë e këtyre programeve, ndërsa falënderoi përfaqësuesit e BE-së për organizimin e trajnimeve të tilla dhe për forcimin e kapaciteteve absorbuese të Pikave të Kontaktit në Kosovë.
“Tani janë rreth 19 projekte të financuara nga BE. Uroj që trajnime të tilla si ky, të japin fryte dhe ne të jemi në gjendje të absorbojmë edhe më shumë”, tha ministrja, ndërsa theksoi se shkencëtarëve dhe kontribuuesve në arsim t’iu mundësohet vendi i merituar.
Ndërsa, Bernhard Fabianek nga Komisioni Evropian tha se, është shumë me rëndësi që Kosova është pjesë e “Horizon 2020”, ndërsa uroi që pjesëmarrësit në këtë trajnim të përfitojnë sa më shumë njohuri rreth këtij programi, në mënyrë që shkenca dhe inovacioni të zhvillohet në Kosovë.
Trajnimi i organizuar nga MASHT dhe KE ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të Kosovës në raport me programin, duke sjellë informacione mbi zhvillimet dhe praktikat më të mira evropiane, përfshirë praktikat rajonale.
Programi kornizë i BE-së “Horizon 2020”, është programi më i madh hulumtues në Evropë. Kosova merr pjesë në program me statusin e vendit të bashkëpunimit ndërkombëtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?