LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Hajvalia meriton më shumë

Bajrami: Hajvalia meriton më shumë

“Trajneri i madh tregohet në situata të vështira”. Kjo është motoja që e ka shtyer Emin Bajramin sërish ta sfidoj veten si kryetrajner i Hajvalisë. Bajrami e ka marrë timonin e Hajvalisë pas dorëheqjes së Bekim Isufit ditë më parë, si pasojë e krizës së rezultateve.

Mirëpo Bajrami kësaj here ulet në bankinën e Hajvalisë në një situatë krejtësisht ndryshe, prej asaj më parë. Hajvalia këtë sezon ka pasur një start të dobët, që e ka lënë në fund të tabelës, duke ia rrezikuar mbijetesën në elitë, ndërkohë që më parë ai me këtë ekip ishte promovuar nga Liga e parë në Superligë dhe në debutim kishte qenë njëra prej befasive më të mëdha.

“E di që kjo është situata më e keqe e mundshme të udhëheqet një klub. Por fakti që ky është klubim im, klubi me të cilën kam kaluar ditët më të mira si trajner, më ka shtyer që të pranoj këtë sfidë, por edhe një thënie e vjetër që vlen për trajnerët, se trajneri i madh dhe i guximshëm” tregohet në situata të vështira dhe unë e shoh këtu mundësinë që tregohem dhe gjendem afër klubit që e dua në qastet më të vështira” , ka thënë Bajrami, pas stërvitjes së parë më ekipin.

“Herën e parë e kam pasur më lehtë. E di se tashti do të përballem më gjithqka, me presione e sfida të ndryshme, por besoj se do t’ia dal. Besoj në ekipin, besoj në lojtarët që kam dhe në kryesinë e klubit”, shtoi ai.


Synimet e tija janë të qarta, hiq më pak e as më shumë se mbijetesa.

“Në këtë situatë nuk mund të kërkoj shumë. Qëllimi im, së bashku me lojtarët, është që të mbetemi në Superligë. Fillimi i dobët i sezonit nuk na lejon të kërkojmë më tepër, pra të gjitha forcat dhe angazhimet tona do ti fokusojmë që të mbetemi pjesë e elitës”, tha në vazhdim Bajrami.

Sipas tij Hajvalia me kapacitetet që ka nuk e meriton këtë pozitë që e ka.

“Hajvalia meriton më shumë. Ekipi ka lojtarë për më shumë suksese dhe rezultate më të mira. Jam i bindur se shumë shpejtë gjërat do të shkojnë më mirë dhe Hajvalia ta gjejë veten së paku në mesin e tabelës”. Ai ka vlerësuar trajnerin që ia ka zënë vendin, që deri dje ka qenë asistent i tij.

“Bekimi ka qenë korrekt dhe unë e felenderoj për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë tërë kohës. Ka punuar mirë, por jo gjithnjë punët ecin ashtu siq i planifikojmë”. Hajvalia pas shtatë javësh pozicionohet në pozitën e fundit të tabelës me vetëm 5 pikë të grumbulluara. Bajrami pritet të debutoj këtë fundjavë në ndeshjen e javës së 8-të të Superligës kundër Dritës në Gjilan. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje

Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje

La Liga
Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Tre yjet e Barcelonës që i kërkuan klubit të mos nënshkruajë me Rashford

Tre yjet e Barcelonës që i kërkuan klubit të mos nënshkruajë me Rashford

La Liga
Kalo në kategori