LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Deri në fund të javës do të përfundojë verifikimi i kërkesave për Pakon Emergjente

Bajrami: Deri në fund të javës do të përfundojë verifikimi i kërkesave për Pakon Emergjente

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se deri në fund të kësaj jave do të përfundoj procesi i verifikimit të kërkesave për kompensimin e masave nga Pakoja Emergjente Fiskale.

Bajrami ka njoftuar se Komisioni është duke punuar për verifikimin e kërkesave të tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga kjo pako.

“Është lajm i mirë që Komisioni tanimë është në finalizim të verifikimit të të gjitha aplikimeve. Nesër do të përfundoj me verifikimet e të gjitha kërkesave për kompensim të qirasë dhe deri në fund të kësaj jave do të përfundoj edhe me verifikimet, gjegjësisht validimet finale në të gjitha masat”, shkruan Bajrami në Facebook, përcjell Telegrafi.


Shkrimi i plotë

Të nderuar qytetarë,

KOMISIONI është duke punuar me një intensitet dhe përkushtim të lartë në verifikimin e kërkesave të tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja e kaluar. Gjatë verifikimeve nga KOMISIONI, po konstatohen parregullsi gjatë aplikimit, gjë që po vështirësojnë punën e KOMISIONIT.

Është lajm i mirë që KOMISIONI tanimë është në finalizim të verifikimit të të gjitha aplikimeve. Nesër do të përfundoj me verifikimet e të gjitha kërkesave për kompensim të qirasë dhe deri në fund të kësaj jave do të përfundoj edhe me verifikimet, gjegjësisht validimet finale në të gjitha Masat si: Masa 3a (kompensimi në pagë prej 170 EUR), 3b (qiraja 50%), 7 (pagesë shtesë në vlerë prej 100 EUR për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve), 8 (pagesë e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR për qytetarët që kanë humbur punën për shkak të pandemisë) dhe 14 (mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë periudhës së emergjencës së shendetit publik nga 130 EUR).

Ndërkohë, ju njoftojmë që edhe listat e përfituesve për masën 15 (pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR për qytetarët me kushte të rënda sociale të lajmëruar si të pa punë) janë në finalizim dhe shumë shpejtë do të bëhet ekzekutimi nga Thesari.

Ministria e Financave siguron qytetarët e Kosovës që do të vazhdoj me implementimin e masave të pakos dhe se ekzekutimi i pagesave do të intensifikohet pas miratimit në Kuvend të buxhetit të rishikuar për vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori