LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Për Trepçën bisedohet vetëm në Mitrovicë dhe Prishtinë

Bahtiri: Për Trepçën bisedohet vetëm në Mitrovicë dhe Prishtinë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të  Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq, i cili kishte thënë se për Trepçën duhet të bisedohet në Bruksel.

Bahtiri në një prononcim për Veriu.info ka thënë se për Trepçën mund të bisedohet vetëm në Mitrovicë dhe Prishtinë, por asnjëherë në Bruksel apo diku tjetër.

Ai i ka thënë Mariqit se Trepça është e krejt Kosovës, pa dallim nacionaliteti, sepse edhe serbët janë qytetarë të Kosovës.


“Ministri Mariq duhet ta dijë se është ministër i Qeverisë së Kosovës dhe duhet të punoj për të mirën e Kosovës. Të gjithë ata që kanë pretendime të tilla, duhet ta dinë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ku për pasuritë tona kujdesemi ne vet dhe për to nuk negociojmë”, ka thënë Bahtiri për Veriu.info, duke i kërkuar ministrit Mariq që të kthjellet dhe ta pranoj realitetin.

I pari i Mitrovicës me këtë rast i ka bërë thirrje kryeministrit Mustafa që t’i përshpejtoj veprimet që sa më shpejt Trepça të rikthehet në një ndërmarrje profitabile dhe të krenohemi me punën e asaj, ashtu siç jemi krenuar dikur.

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori