LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri garanton se Mitrovica do të jetë e bashkuar

Bahtiri garanton se Mitrovica do të jetë e bashkuar

Ju garantoj se qyteti i Mitrovicës do të jetë i bashkuar, ndërsa zyra e kryetarit do të jetë në veri. Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë konferencës për media në lidhje me peticionin e iniciuar për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Ai nuk precizoi se kur do të mund të ndodhë një gjë e tillë. Sipas tij, peticionin për bashkimin e Mitrovicës për vetëm shtatë ditë e kanë nënshkruar 16 mijë e 594 qytetarë, të cilët kërkojnë nga Parlamenti i Kosovës që të njëjtin ta procedojnë tutje për miratim, me qëllim bashkimin e dy komunave, duke mos cenuar në asnjë mënyrë integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Ai tha se peticioni me nënshkrimin e qytetarëve do të dërgohet brenda javës në Kuvendin e Kosovës, qeverisë dhe presidentit, duke kërkuar ndryshimin e Ligjit 03/L-041 për kufijtë administrativë të komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të Mitrovicës në një komunë.


“Komuna e Mitrovicës jugore në bashkëpunim me qytetarët e saj, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetesës të të gjithë qytetarëve në të dy komunat, dhe me qëllim të bashkëpunimit, zhvillimit ekonomik, dhe përafrimit të komuniteteve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, kërkojnë veprime konkrete për unifikimin e qytetit”, ka thënë Bahtiri.

Ai, duke mohuar kategorikisht ndarjen e Kosovës përmes lumit Ibër dhe urës kryesore, ka bërë thirrje politikanëve që mos të merren me Mitrovicën si mundësi të pazareve të ndarjes eventuale, sepse siç u shpreh ai, një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori