Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se situata e sigurisë në komunën që ai drejton gjatë këtij viti ka qenë stabile, dhe se e tillë pritet të jetë edhe në të ardhmen.
Duke folur për hapjen e urës së lumin Ibër, ai ka thënë se fajtor për vonesat në këtë proces janë edhe proceset tjera paralele, siç është dorëheqja e katër kryetarëve serbë të komunave.
“Situata e sigurisë ka qenë në nivelin e duhur, për arsye se kemi pasur ramie të krimit jashtazakonisht shumë, edhe pse kemi pasur ngjarje të rëndësishme, situata ka qenë shumë e mirë”, ka thënë Bahtiri, në një intervistë për lajmi.net.
“Siç jeni të njoftuar, bashkë me BE-në dhe kryetarin e veriut, Rakiq, jemi marrë vesh që ura të lëshohet në shtator por ajo nuk ndodhi. Ne nisëm një procedurë që me një këngëtare të famës botërore që të jetë një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës për të bërë në mënyrë manifestive hapjen e urës. Na doli një pjesë tjetër e politikës të cilat e ndjekën veriun nga Serbia. Pastaj patëm edhe dorëheqjet e kryetarëve serbë të komunave. Tash të shohim se sa shumë mund të realizohet kjo”, ka thënë ai.
Megjithatë, sipas Bahtirit, ky proces pritet të përfundojë shumë shpejtë, ndonëse nuk jep ndonjë afat kohor.
“Ta themi këtë dhe të jemi shumë të sigurtë që ura do të hapet edhe normalizimi i gjendjes do të ndodhë. Ne jemi duke punuar me BE-në dhe nivelin qëndror që sa më shpejtë të kryhet kjo procedurë. Kanë qenë disa procese shumë të rëndësishme siç ka qenë ushtria, të cila duam t’i realizojmë pa ndërhyrje dhe pastaj të kthehemi tek pjesa këtu, ku shumë shpejt do ta shohim urën e hapur”, ka thënë Bahtiri.
Sipas Bahtirit, tema e hapjes së urës mbi lumin Ibër nuk do të jetë temë e disutimeve në Bruksel mes ekipit dialogues dhe delegacionit serb.
Sipas Bahtirit, edhe tema e korrigjimit të kufijve është shkas që ka pasur vonesa në procesin e hapjes së Urës mbi lumin Ibër.
“Sigurisht që po, sepse ne kemi pasur në shtator përfundimisht me e lëshu urën, dhe tema e cila doli në skenë për ndryshimin e kufijve e ka bllokuar sistemin e të gjitha marrëveshjeve të cilat kanë qenë më parë. Unë mendoj dhe shpresoj që kjo do të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Bahtiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë