Telegrafi

Bad News Eagles mposhtin ekipin ThunderFlash për të vazhduar tutje në turneun CCT North Europe 6

Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë kaluar në çerekfinale të turneut CCT North Europe 6, pas fitores ndaj ThunderFlash.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar.

Kësaj radhe lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi me 55 eliminime.

Me këtë fitore Bad News Eagles kanë siguruar çerekfinale në turneun me vlerë 50.000 dollar.

Ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë ndaj fituesit të ndeshjes Spirit – 9pandas.

Bad News Eagles i duhen edhe dy fitore për të arritur në finale te këtij turneu. /Telegrafi/