Baballarët e kombit kosovar
Ditë më parë, dy historianë gjermanë ishin habitur se si Perëndimi po jep miliarda euro për të ngritur kombin kosovar, ndërkohë që vetë kosovarët janë kundër këtij kombi. U shpjegova që e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kombin shqiptar. Se Perandoria Osmane me t’i humbur territoret e veta në Evropë, pas Luftës së Parë Ballkanike, kërkoi që në këmbim të njohjes së realitetit të ri të krijohet një shtet shqiptar me kufij që do t’i përcaktonin Fuqitë e Mëdha. Kush me më shumë entuziazëm e kush më me hezitim iu përvishen punës, derdhën para të majme për të ngritur kombin shqiptar e Shqipërinë si shtet.
Në atë kohë shqiptarët nuk donin t’ia dinin se Perandoria Osmane ishte në grahmën e fundit të jetës së vet dhe se kushti për një shtet shqiptar ishte klithma e fundit e saj. Jo jo, shqiptarët e donin akoma osmanlinë t’i drejtonte ata dhe shqyenin flamujt e kuq me “sorrë” të zezë. E donin flamurin e osmanlisë dhe të jenë pjesë e miletit turk.
Sot shqiptarët e Kosovës e bëjnë po të njëjtën gjë që e kanë bërë shqiptarët para 100 viteve. Nuk duan të jenë komb në vete, po duan të jenë pjesë e kombit shqiptar, që shteti i Kosovës të jetë vetëm i përkohshëm, derisa të bashkohemi me Shqipërinë. Harrojnë se Shqipëria ka bërë maksimumin e vet për Kosovën, se ka prioritete me të mëdha se bashkimin me Kosovën dhe se zërat në Kosovë që klithin bashkimin me Shqipërinë shihen në Tiranë në po të njëjtën mënyrë si është parë puna e Haxhi Qamilit në Stamboll.
Pyetja e historianëve gjermanë ishte: Përse Perëndimi që po derdhë miliarda euro për Kosovën e për të ngritur kombin kosovar në të njëjtën kohë përkrahë ata që kundërshtojnë kombin kosovar?
Kjo është një çështje tjetër. E vërteta është se përderisa mbështetet kombi kosovar, mbështeten përkrahësit e kësaj ideje. Se mbështetës të vërtetë ke atë që t’i mbështetë idetë dhe jo atë që përkohësisht të përkrahë politikisht.
Projekti i kombit kosovar është mbuluar me mjegull. Këtë mjegullim kryesisht e kanë bërë këlyshët e Serbisë. Derisa unë kam shkruar një artikull për këtë çështje, kundërshtarët e mi i kanë shkruar 10 shkrime. Derisa unë kam bërë një paraqitje televizive, kundërshtarët e mi i kanë bërë 100 paraqitje televizive. Për pasojë, opinioni kosovar është njohur me ketë ide shumë më shumë nga kundërshtarët e mi se sa nga unë.
Në një panel të pan-evropianëve ku isha edhe unë, Jusuf Buxhovi që foli para meje, tha: se nuk mund të ketë komb kosovar, sepse shqiptarët dhe serbët nuk mund t’i takojnë një kombi. Po se kush e ka thënë se për tu bërë kombi kosovar do të duhet që shqiptarët e serbët t’i takojnë një kombi, këtë nuk e tha. Këtë e kanë thënë ata që e kanë luftuar autorin e këtyre rreshtave, duke ia përçudnuar idetë.
Le që për t’u ekzistuar kombi kosovar nuk është e thënë që serbët e Kosovës të jenë pjesë e këtij kombi, madje këtë nuk e paragjykon as plani i Ahtisaarit. Plani i Ahtisaarit i paragjykon serbët si pjesë integrale të kombit serb. Ata mbajnë shtetësinë serbe, sistemin e edukimit, si dhe kishën me qendër në Beograd. Plani i Ahtisaarit ua mundëson serbëve që të jenë pjesë e shoqërisë kosovare, po që se duan, por me asgjë nuk i orienton drejt kësaj. Pra, serbët e Kosovës bëjnë edhe jetën e kombit edhe jetën e pakicës etnike. Pikërisht për këtë Kosova është një rast sui generis. Kjo sepse serbët e Kosovës për afër një shekull kanë bërë jetën e kombit dhe kjo është patur parasysh nga Ahtisaari.
Komb nuk do të thotë në parim as shumica etnike e një vendi, as ndonjë nga pakicat
Komb është ai komunitet që ka krijuar shtetin përkatës dhe është pronar i tij, qoftë ky komunitet shumicë apo komunitet pakicë. Dhe në rastin e Kosovës, ky komunitet që përbën kombin janë shqiptarët e Kosovës. Problemi pse këtë ende e kemi të mjegullt është se këtë shtet nuk e krijuam vet, na e krijuan të tjerët. Por, megjithëkëtë ky është shtet i shqiptarëve të Kosovës, sepse ata që e krijuan këtë shtet në radhë të parë e krijuan për këtë komunitet. Shih përbërjen e Parlamentit të Kosovës. Të gjitha komunitetet etnike që janë pakicë kanë deputetë shtesë, vende të rezervuara. Vetëm shqiptarët nuk kanë. Përse? Sepse konsiderohen komb.
Gjithë baballarët e hershëm të kombit shqiptar (deri më 1912) janë njëkohësisht edhe baballarë të kombit kosovar. Ymer Prizreni, vëllezërit Frashëri, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Rexhep Mitrovica etj. Por kombi kosovar ka edhe baballarë tjerë, ata që nuk u pajtuan që shqiptarët e Kosovës ta bënin jetën e minoritetit në Serbi (Jugosllavi), por që duke e mbajtur gjallë ndjenjën dhe projektin e rilindësve shqiptarë. Dhe ndër ta më të spikaturit janë: Shaban Polluzha, Esad Mekuli, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova. Është edhe Ahtisaari.
Për jetën e një kombi janë të rëndësishëm jo vetëm baballarët e tij, por edhe personalitete që paraqesin sinonimin e atij kombi. Në rastin e kombit kosovar këtu bëjnë pjesë: Nexhmije Pagarusha, Bekim Fehmiu, Lah Nimani, Dervish Shaqa, Fitim Domi, Ali Podrimja, Sabri Fejzullahu, Fadil Vokrri, Ferid Zekolli, Nehat Islami, Halil Matoshi, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Ilir Shaqiri, Adelina Ismajli, Aziz Salihu e shumë e shumë të tjerë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/exitpolli-lajm-780x439.jpg)
EXIT POLL-i nga RTV Dukagjini: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta
![Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Seanca-e-Kuvendit-per-bisedat-Mimoza-Kusari-me-Milan-Radojiciqin-foto-Ridvan-Slivova-80-780x439.jpg)
Rezultatet e EXIT POLL-it nga UBO – ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë
![Mbyllen të gjitha vendvotimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ora-e-fundit-zgjedhjet-2025-780x439.png)
Mbyllen të gjitha vendvotimet
![Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Vlora-Citaku-PDK-Konference-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739125932563-780x439.jpg)
Çitaku reagon pas mbylljes së vendvotimeve
![Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/6-komunat-780x439.png)
Gjashtë komunat me daljen më të ulët në votime deri në ora 15:00
![DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-780x439.jpg)
DnV: Deri në orën 17:00 në votime dolën 38.9% e qytetarëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi