LAJMI I FUNDIT:

Babaj nuk largohet nga Trepça

Babaj nuk largohet nga Trepça

Njëri ndër futbollistët kryesorë në Trepçën e Mitrovicës, Shpëtim Babaj, ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga klubi aktual.

“Edhe në gjashtë muajt e ardhshëm do të luaj për Trepçën. Kam marrë disa oferta, por ndjehem mirë në skuadrën e Trepçës dhe dua ta vazhdoj karrierën këtu”,

“Ne do të mundohemi të punojmë sa më shumë në fazën përgatitore në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë për stinorin pranveror.

“Synimet tona janë titulli i kampionit. Kemi skuadër të mirë dhe do të jemi një nga skuadrat kryesore në garën për titull të kampionit”, ka deklaruar Babaj për Kosovapress.


‘Xehetarët’ pjesën e parë të garave e kanë mbyllur në pozitën e tretë me 30 pikë, katër me pak se lideri i tabelës, Prishtina. /Telegrafi/