LAJMI I FUNDIT:

Azemi: Nuk kam pritur epërsi kaq të lartë

Azemi: Nuk kam pritur epërsi kaq të  lartë

Sigal Prishtina e mposhti fare lehtë KB Dritë n të dielën në kryeqytet, me rezultat të lartë 108:56, i cili e befasoi edhe kapitenin e skuadrës, Edmond Azemi, i cili pohon se nuk e ka pritur këtë fitore me kaq epërsi të lartë.

“Nuk kam pritur se do të shënojmë fitore me epërsi kaq të lartë. Mirëpo, kjo dëshmon se ne jemi përgatitur mirë. Nuk luajtëm mirë në çerekun e parë, por të tre çerekët tjerë e deklasuam Dritën, me gjuajtje të sakta për treshe e dyshe dhe me mbrojtje agresive”, tha për Zërin, Edmond Azemi i Sigal Prishtinës.

Në radhët e Sigal Prishtinës më efikasi ishte Waller me 21 pikë, kurse në radhët e dritës u dallua Mincey Joe me 17 pikë.

Loja e Sigal Prishtinës ishte atraktive, por atmosferën në palestër e ndezën ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë, të cilët me të hyrë në palestër u pritën me brohoritje USA, USA, USA… e më pas ushtarët iu bashkëngjitën plisave dhe deri në fund të ndeshjes përkrahën Sigal Prishtinës. /Telegrafi/