Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës u bë sot anëtari i 28-të i Asociacionit të Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), krahas Francës, Spanjës, Greqisë, Shqipërisë, Maltës, Marokut, Palestinës, Algjerisë, Izraelit, Sllovenisë, Maqedonisë, Qipros etj.
Ky Asociacion është krijuar më 19 dhjetor 2008, në Marsejë, me rastin e mbledhjes së dytë të Rrjetit Mesdhetar të Ombudsmanëve.
Ndryshe, nën organizmin e Ombudsmanit të Maltës, më 9-10 mars 2016, në Valletta, kryeqyteti i Maltës, po mbahet Takimi i nëntë i Shoqatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM – Association of the Mediterranean Ombudsmen ), ku Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) u pranua anëtar me të drejta të plota.
Kërkesa e Avokatit të Popullit të Kosovës për anëtarësim në këtë Asociacion u diskutua në ditën e dytë të punimeve, në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit. Me këtë rast u tha se Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës funksionon në përputhje me Statutin e AOM-it dhe kriteret e paracaktuara dhe së këndejmi plotëson kushtet e kërkuara për të qenë anëtar, krahas institucioneve të tjera nacionale të të drejtave të njeriut, anëtare të këtij Asociacioni.
Më pas, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme deklaruan veç e veç votën e tyre, gjë që rezultoi me pranimin e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, si anëtar me të drejta të plota në Asociacionin e Ombudsmanëve të Mediteranit (AOM).
Anëtarësimi i Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në Asociacionin e Ombudsmanëve të Mediteranit (AOM) është një hap i radhës në strukturat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Tema qendrore e këtij takimi të AOM-it ishte “Ombudsmani – aktor kyç për Qeverisjen e mirë”.
Diskutimet theksuan fuqishëm rolin kyç që institucionet e Ombudsmanëve/Mediatorëve kanë për të ndikuar në qeverisjen e mirë të shteteve dhe forcimin e demokracive, ashtu siç kanë rëndësinë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në shtetet ku veprojnë.
Një pjesë e diskutimeve i kushtuan vëmendje bashkëpunimit të institucioneve anëtare të AOM-it, jo vetëm në këmbimin e përvojave, por edhe për mundësitë për trajnim dhe studime të avancuara lidhur me institucionet e Ombudsmanëve dhe qeverisjen e mirë.
U theksua se ndërtimi i një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe një komunikimi dinamik mes vetë këtyre institucioneve ndikon në respektimin dhe fuqizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, në vendet respektive.
Gjithashtu, në sesion të veçantë të punimeve të këtij takimi, u diskutua mbi rolin e Ombudsmanëve në koordinimin e aktiviteteve në çështje që kanë të bëjnë me çështje të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në kohë krizash ekonomike dhe politike, terrorizmin dhe migrimin jo të rregullt e krizat me refugjatët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij