LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Çavkovit: Arrestimi është mesazh se vendimi tashmë është marrë

Avokati i Çavkovit: Arrestimi është mesazh se vendimi tashmë është marrë

Avokati i Mitko Çavkovit, Sasho Dukovski, thotë se me arrestimin e klientit të tij tregohet se tanimë është marrë vendimi për rastin e ngjarjeve të 27 prillit.

Dukovski thotë se Çavkovi nuk posedon as vilë e as patundshmëri në Republikën e Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ai nga paraburgimi ka dalur me garanci prej 600 mijë eurove, që është dhënë edhe nga të afërmit e tij. Pasaporta i është marrë dhe ai është nënshkruar çdo të martë në orën 09:00 në gjykatë”.


Ruskovska: Nuk ka nevojë të arsyetohemi për paraburgimin e Çavkovit
Lexo po ashtu Ruskovska: Nuk ka nevojë të arsyetohemi për paraburgimin e Çavkovit

“Për 11 muaj prej kur ka dalur nga paraburgimi, asnjëherë nuk është vonuar në gjykim, as nuk e ka penguar gjykimin në asnjë mënyrë. Këtë vendim e lë të vlerësohet nga juristët ekspertë. Për mua është totalisht joligjor, veçanërisht nëse kihet parasysh se kjo bëhet dy ditë para shqiptimit të aktgjykimit. Edhe ky është mesazh, se do të ketë aktgjykim dënues edhe atë me dënim ekstremist të lartë për Çavkovin”, tha Dukovski për TV24.

Ndryshe, ish-drejtori i BSP-së Mitko Çavkov dje u arrestuar dhe u dërgua në burgun hetues “Shkupi” në Shuto Orizare.

Sipas Prokurorisë, ai është arrestuar pasi kanë pasur informacione se do të arratiset dhe do të fshihet me qëllim që të ikë nga përgjegjësia penale.

Çavkov është i akuzuar për rrezikim terrorist të rendit kushtetues në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori