LAJMI I FUNDIT:

Avokat i specializuar në padi kundër linjave ajrore dhe mjekë që trajtonin kancerin – ishin në mesin e atyre që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Brazil

Avokat i specializuar në padi kundër linjave ajrore dhe mjekë që trajtonin kancerin – ishin në mesin e atyre që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Brazil

Ndërsa hetimet vazhdojnë për rrëzimin e aeroplanit në Brazil ku humbën jetën 62 persona, më shumë detaje kanë dalë për viktimat.

Ata që vdiqën përfshinin mjekë që shëronin kancerin, një fëmijë tre vjeçar, një avokat i specializuar në padi kundër linjave ajrore dhe një familje venezueliane.

Të gjithë trupat janë nxjerrë tani nga vendi i rrëzimit të aeroplanit të së premtes në shtetin e São Paulo, transmeton Telegrafi.


Aeroplani me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor të Paraná në aeroportin Guarulhos në qytetin e São Paulo kur u rrëzua të premten në qytetin e Vinhedo.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një aeroplan që binte vertikalisht, duke bërë u spirale.

Aeroplani u rrëzua në një zonë banimi, por askush në tokë nuk u lëndua. Zyrtarët thanë se vetëm një shtëpi në një kompleks lokal të bashkëpronësisë ishte dëmtuar.

Dy mjeke nga Spitali i Kancerit Uopeccan në Cascavel, Mariana Belim dhe Ariane Risso, ishin midis pasagjerëve që vdiqën. Ato ishin mes tetë mjekëve që po shkonin për të marrë pjesë në një konferencë mjekësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dalin fotografi nga takimi Trump-Zelensky i cili u zhvillua në Vatikan, shihen edhe dy liderë evropianë

Dalin fotografi nga takimi Trump-Zelensky i cili u zhvillua në Vatikan, shihen edhe dy liderë evropianë

Botë
Shpërthim ‘masiv’ dhe zjarr në një qytet portual të Iranit – detaje dhe pamje

Shpërthim ‘masiv’ dhe zjarr në një qytet portual të Iranit – detaje dhe pamje

Botë
Trump u takua me Zelenskyn përpara funeralit të Papës - do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme edhe pas shërbesës

Trump u takua me Zelenskyn përpara funeralit të Papës - do të zhvillojnë bisedime të mëtejshme edhe pas shërbesës

Botë
Lamtumira e fundit për Papa Françeskun – të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Lamtumira e fundit për Papa Françeskun – të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut

Evropa
Sa njerëz do të jenë në funeralin e Papa Françeskut - dhe cilat janë rregullat?

Sa njerëz do të jenë në funeralin e Papa Françeskut - dhe cilat janë rregullat?

Kalo në kategori