LAJMI I FUNDIT:

Avionët turq kanë bombarduar bazat e kurdëve

Avionët turq kanë bombarduar bazat e kurdëve

Avionët bombardues turq kanë sulmuar bazat seperatiste të Partisë së Punës të Kurdistanit në veri të Irakut.

Sipas burimeve ushtarke turke, forcat ajërore turke me sukses kanë kryer sulmet ajërore, duke goditur 13 baza të kurdëve në rajonin Zao në veri të Irakut, jo larg kufirit me Turqinë.

Sipas të dhënave të ushtrisë, gjatë këtij operacioni kanë vdekur 240 anëtarë të Partisë së Punës të Kurdistanit dhe 24 ushtarë.

SHBA-ja dhe BE-ja e kanë shpallur Partinë e Punës së Kurdistanit grup terrorist.