LAJMI I FUNDIT:

‘Aventura’ palestër-spital-palestër e Shimës

‘Aventura’ palestër-spital-palestër e Shimës

Basketbollisti shqiptar i Pejës, Gerti Shima ishte i pafat në sfidën miqësore mes skuadrës së tij dhe Teodo Tivatit në ‘Karagaçi’. Shima pësoi një lëndim në këtë ndeshje, teksa me ndihmën e bashkëlojtarëve ai u largua nga parketi për ta vazhduar trajtimin në spitalin pejan. Gjithsesi, ai më pas u kthye prapë në palestër për ta pritur fundin e takimit.

Në një prononcim për Arena, Shima theksoi se ende ndjen dhimbje pas lëndimit të pësuar, ndërsa pret që gjatë të hënës (sot) të mësojë më shumë për kohën që do të mungojë. “Jam më mirë, por prapë kam dhimbje. Nuk jam duke stërvitur ndërsa nesër (sot) do ta kem vizitën te mjeku dhe më pas do të shoh se çfarë do të bëj. Mbetet të shihet këto ditë nëse do të luaj në fundjavë ose jo”, u shpreh Shima.

Ndryshe, pejanët arritën të shënojnë fitore të lehtë në sfidën ndaj malazezëve, 96:85. Kjo është fitorja e dytë e Pejës ndaj Tivatit, pasi paraprakisht i kishin mposhtur edhe në Mal të Zi. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje

Vetëm 13 lojtarë të Barcelonës paraqiten në stërvitje

La Liga
Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Ruben Amorim zbulon arsyen e vërtetë pse e përjashtoi Van Nistelrooy nga stafi i trajnerëve

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Tre yjet e Barcelonës që i kërkuan klubit të mos nënshkruajë me Rashford

Tre yjet e Barcelonës që i kërkuan klubit të mos nënshkruajë me Rashford

La Liga
Kalo në kategori