LAJMI I FUNDIT:

AutoSport: Kryeqyteti mirëpret garuesit e Kosovës dhe Shqiperisë

AutoSport: Kryeqyteti mirëpret garuesit e Kosovës dhe Shqiperisë

Të dielën, 1 qershor, në Prishtinë (tek rruga B) mbahet gara e radhës në disiplinën sllallom e cila tashmë po kthehet në një organizim tradicional.

Kësaj radhe organizator dhe nikoqire e kësaj gare është Auto Klubi “Prishtina Racing Team”, nën mbikqyrjen e FASK-ut dhe me përkrahjen financiare nga sponsori gjeneral "EUROGOMA" sh.p.k.
Kjo garë për herë të parë është mbajtur vitin e kaluar në të njëjtin lokacion, ndërsa këtë vit pritet të tërheqë akoma më shumë shikues dhe simpatizues të Auto Sportit.

Pjesëmarrës në këtë garë janë Auto Klubet nga Kosova dhe Shqipëria të licensuara pranë Federatës (FASK).

Lokacioni ku pritet të organizohet kjo garë ndodhet tek rruga e B në periferi të qytetit, ku vitin e kaluar është shtruar asfalti i ri dhe paraqet një shteg shumë adekuat për shkak të gjerësisë së përshtatshme e cila ofron siguri si për pjesëmarrësit ashtu edhe për shikuesit e pranishëm.


Numri i madh i garuesve të regjistruar për sezonin 2014 si dhe organizimi gjithnjë e më profesional ka ngjallur interesimin e madh te publikut të cilët pa pritesë po i vijojnë organizimet e garave që po bëhen çdo ditë më interesante. Numri i garuesve pritet të jetë më i madh në krahasim me vitin e kaluar, prandaj edhe pritet një konkurrencë e fortë në kategoritë përkatëse.

Gara e ardhshme sipas kalendarit për sezonin 2014 mbahet në disiplinën Malore me datën 14/15 qershor në Shalë të Bajgorës.