LAJMI I FUNDIT:

Njësitë Speciale pozicionohen në pikat strategjike në veri (Foto/Video)

Njësitë Speciale pozicionohen në pikat strategjike në veri (Foto/Video)

Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në stacionin policor në jug të Mitrovicës, në pritje të urdhrit për t’u nisur drejt veriut në rast se paraqitet nevoja. Forcat e Njësisë Speciale janë pozicionuar në të gjitha pikat strategjike në veri të vendit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar arrestimin e zyrtarëve serbë Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq, nëse të njëjtit futen në territorin e Kosovës pa leje zyrtare.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se prezenca e shtuar e forcave të saj në veri të Mitrovicës ka të bëjë vetëm me zbatimin e vendimit të Qeverisë lidhur me ndalesën e hyrjes në Kosovës të zyrtarëve serbë Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq.


Ndryshe, Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se leje për të hyrë në territorin e Kosovës ka pasuar paraprakisht vetëm Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, por të njëjtit i është revokuar.

“Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Këto pamje janë të televizionit publik serb (RTS).