Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë kryer një studim, i cili tregon prova të reja, të qarta se autizmi fillon që në shtatzëni.
Ky studim u botua në muajin e kaluar në revistën "New England Journal of Medicine", transmeton Telegrafi.
Eric Courchesne, profesor i shkencës së trurit dhe drejtor i Qendrës së Autizmit në San Diego, Ed S.Lein nga Instituti Allen për shkencën e trurit në Seattle dhe Rich Stoner nga Qendra e Autizmit në San Diego, analizuan 25 gjene në indet e trurit të fëmijëve me dhe pa autizëm, pas vdekjes. Kjo përfshin gjene që shërbejnë si tregues për llojet e qelizave të trurit në shtresa të ndryshme të kores, gjenet e autizmit dhe disa gjene të kontrollit.
"Ndërtimi i trurit të një foshnje gjatë shtatzënisë përfshin krijimin e kores, e cila përmban 6 shtresa, – tha Courchesne. “Ne zbuluam pjesë të pazhvilluara në shtresat e kores te shumica e fëmijëve me autizëm". Ndërsa Stoner krijoi për herë të parë modelin 3 dimensional të trurit, ku tregohen këto pjesë të paformuara ashtu siç duhet. Më pas Lein shpjegoi se "zbulimi më shokues ishte ngjashmëria e zhvillimit të kësaj patologjie pothuajse në të gjitha rastet me autizëm, sidomos duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e simptomave te pacientët me autizëm, si dhe gjenetikën komplekse që fshihet pas këtij çrregullimi".
Gjithashtu u zbulua se në qelizat në shtresa të ndryshme të trurit, te fëmijët me autizëm mungonin gjene (segmente të ADN-së). "Ky defekt, – saktësoi Courchesne, – tregon se faza thelbësore e zhvillimit dhe krijimit të gjashtë shtresave të ndryshme të trurit me qelizat përkatëse (diçka që fillon që në embrion) është ndërprerë". Po aq e rëndësishme, sipas shkencëtarëve, është se këto defekte të hershme qenë të pranishme në shtresat e kores, ndonëse nuk ishin uniform përgjatë kores. Pjesët më të prekura të trurit nga këto pulla të mungesës së gjeneve ishin korja frontale (ballore) dhe temporale.
Megjithatë, studimi i origjinës së autizmit është mjaft i vështirë, sepse mbështetet në analizimin e trurit të të rriturve në përpjekje për të eksploruar edhe paraardhësit. "Në këtë rast, – theksoi Lein, – ne mund të studiojmë rastet e autizmit dhe ta kontrolloj më atë në moshë të re, gjë që na jep një pamje unike të trurit në zhvillim me autizëm".
Sipas shkencëtarëve, të tilla defekte, në krahasim me patologji uniforme të kores, na ndihmojnë të shpjegojmë se pse shumë të vegjël me autizëm reagojnë pozitivisht ndaj trajtimit të hershëm apo me kalimin e kohës. Këto gjetje mbështesin idenë se te fëmijët me autizëm ndonjëherë truri reagon, duke rritur shpresën se të kuptuarit e këtyre njollave, mund të hapë shtigje të reja për eksplorimin e këtyre përmirësimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania