Zyra Kombëtare e Auditimit nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesa e saj për të bërë auditimin në Gjykata Themelore për efikasitetin e tyre në trajtimin e lëndëve civile. Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t, e cila më parë nxori një opinion për moslejimin e një auditimi nga KGJK-ja, ka paralajmëruar ardhjen në Kosovë të përfaqësuesve të saj, për të biseduar me drejtues të KGJK-së, për një gjë të tillë.
7 vjet pas përpilimit të raportit, “Efikasiteti i Menaxhimit të Lëndëve Civile në Gjykatat Themelore” Zyra Kombëtare e Auditimit, po kërkon të vlerësojë nëse rekomandimet e dhënë kanë gjetur zbatim.
Pas refuzimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për një gjë të tille, Vlora Spanca, auditore e përgjithshme thotë se qëllimi i tyre s’ka qenë ndërhyrja në sistemin e gjyqësorit.
“Të vlerësojmë proceset administrative që kanë të bëjnë me menaxhimin e lëndëve civile kjo është një praktike që e kanë kryer edhe institucionet supreme të auditimit të vendeve të tjera, nuk është se ne e kemi marr këtë iniciative të parën, me qëllim të qartësimit fillimisht kam njoftuar Kuvendit dhe komisionet parlamentare ne i kemi njoftuar, për ndihme ne i kemi dërguar një shkresë tek INTOSAI, e cila është organizata ndërkombëtare për institucionet supreme të auditimit”, ka deklaruar Vlora Spanca – auditore e përgjithshme.
Megjithatë opinioni i organizatës INTOSAI, e cila i dha të drejtë Zyrës Kombëtare të Auditimit, nuk po mjafton, meqë të njëjtit do të vijnë në Kosovë për një vizitë pikërisht për këtë çështje.
“Dëshiroj të konfirmoj se IDI është në dijeni të sfidave të raportuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës dhe ne tashmë i jemi përgjigjur Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës lidhur me kërkesën e saj për një opinion preliminar. Për më tepër, sipas protokolleve të Mekanizmit tonë të Avokimit të Shpejtë të Pavarësisë së SAI-t (SIRAM), ne kemi rënë dakord të angazhohemi më tej me palët përkatëse të interesit për të diskutuar këto sfida dhe për të mbrojtur parimet e pavarësisë për Institucionet Supreme të Auditimit, siç përshkruhet në standardet ndërkombëtare. Aktualisht po diskutojmë me ZKA-në se si ta çojmë përpara këtë proces përmes një vizite në vend. Planet konkrete, duke përfshirë datën e vizitës sonë, do të ndahen sapo të jenë të disponueshme”, thuhet nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t (IDI).
Nga një auditim të tillë për efikasitetin e gjykatave në trajtimin e lëndëve civile, nuk do të tërhiqen as nga ZKA, të cilët paralajmërojnë veprimet që do ndërmarrin.
“Hapi i radhës pas kësaj është që ne të dërgojmë një draft raport të auditimit me kufizime në fushëveprim dhe ta dërgojmë tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pastaj të shohim dhe duke e dërguar edhe shkresën që e kemi pranuar nga INTOSAI, nëse KGJK e sheh të nevojshme të bashkëbisedojë atëherë, unë shpreh gatishmërinë që nëse lejohet qasja të vazhdojmë për më shumë, për këtë cështje është hera e parë që Auditorit të përgjithshëm nuk i lejohet qasja në informata dhe kufizime”, ka theksuar Spanca.
Muaj më parë, Këshilli Gjyqësor i refuzoi ZKA-së kërkesën që të kryej një auditim përcjellës të performancës “Efikasiteti i menaxhimit të lëndëve civile në gjykatat themelore”, për të parë se deri ku ka arritur zbatimi i rekomandimeve që ishin dhënë në vitin 2017./RTV Dukagjini
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës