Atmosferë optimiste në Përfaqësuesen U21 para sfidës me Izraelin, flasin trajneri dhe lojtarët
Përfaqësuesja U-21 ka mbajtur sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Izraelit, që zhvillohet të enjten, në orën 19:00 në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Edhe stërvitja e sotme është zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit, ku kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Rafet Prekazi.
Gjatë ditës së sotme u punua me intensitet më të shtuar, ku stafi teknik punoi më shumë në aspektin tekniko-taktik.
Sipas stafit mjekësor gjendja e futbollistëve është shumë e mirë, derisa angazhimi dhe vullneti për punë i të gjithë ekipit është maksimal. Kjo ka bërë që të ketë optimizëm për paraqitje dhe rezultat pozitiv në sfidën e së enjtes.
Nesër, Kosova U21 do ta ketë stërvitjen e fundit para ndeshjes me izraelitët dhe ajo do të mbahet në stadiumin “Adem Jashari”.
Deklaruan pas stërvitjes: Erdogan Celina, trajner: “Tek djelmoshat shihet një vullnet dhe disponim shumë i mirë. Të gjithë me padurim e presin ndeshjen e së enjtes. Sot kemi punuar mjaft mirë megjithëse kushtet në fushë nuk janë aq të mira. Sidoqoftë, atë që e kemi planifikuar e kemi realizuar dhe asnjë prej futbollistëve nuk ankon prej ndonjë lëndimi”.
Kamer Krasniqi: “Në ndeshjet e fundit kemi pasur paraqitje të mira, por na mbetet që të luftojmë deri në fund sepse kemi një rast të mirë për të arritur diçka të jashtëzakonshme në këto kualifikime. Deri tash i kemi 6 pikë, por nuk duhet të kënaqemi me kaq sepse me 6 pikë nuk shkohet në Evropian. Duhet të luftojmë ende shumë dhe t’i fitojmë ndeshjet e radhës. Shpresoj të ketë sa më shumë shikues të enjten që të na ndihmojmë edhe këtë ndeshje”.
Bersant Celina: “Pres një lojë të mirë kundër Izraelit. Mendoj se kemi gjasa të mëdha për fitore. Luajmë para tifozëve tanë dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë për të marrë tri pikë të reja. Kemi një mundësi të mirë për të siguruar kualifikimin në Evropianin e Italisë, por duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje të fokusuar”.
Drin Hodaj: “Ndihem shumë mirë që jam pjesë e Kombëtares U21 dhe për mua ky është privilegj. Edhe pse jam i ri në këtë grup të futbollistëve të gjithë më kanë pritur jashtëzakonisht mirë dhe gjithçka po shkon si duhet. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe po shpresoj se do të kemi sukses”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBarcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro
"Do t'ju mallkojë historia..." - Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën
Luka Doncic mendoi se ishte një shaka e 1 prillit kur u shkëmbye nga Dallas, tregon se çfarë i tha LeBron
Ancelotti drejt kalimit në Serie A – gjiganti italian ka nisur bisedimet me kampin e tij
Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë
Top 10 shitjet më fitimprurëse të janarit 2025 në Serinë A
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze