Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmë në emisionin “Subvencion” të RTK-së në të cilin u debatua për procesin e fiskalizimit.
Ushtruesi i detyrës së menaxherit të divizionit të arkave fiskale në ATK, Rexhep Krasniqi, iu bëri edhe njëherë të njohur kompanive të pafiskalizuara se është obligim ligjor që ato të pajisjeve fiskale ndërkaq për kompanitë e naftës, ato janë të obliguara të pajisën me sisteme të veçanta fiskale.
Ndërkaq zëdhënësi i kompanive të arkave fiskale, Kestrin Kumnova, theksoi nevojën që ATK-ja të vendos afate për kompanitë e reja që janë licencuar në mënyrë që ato të certifikojnë pajisjet e tyre dhe të mos zgjatet edhe më tutje ky proces.
“Udhëzimi Administrativ është ndryshuar tash e një vit dhe këto kompani ende nuk po arrijnë të certifikojnë pajisjet duke bërë që ky proces të zgjatet edhe më tutje” ka thënë ai. Përfaqësuesi i një kompanie që është licencuar për arka fiskale, Avdi Avdiu, nuk ka dhënë shpjegime pse po zvarritet procesi i certifikimit të pajisjeve të kompanisë së tij.
Drejtuesi i emisionit, Bexhet Begu disa herë ka insistuar që të marrë përgjigje pse këto kompani nuk po arrijnë të certifikojnë pajisjet dhe të zhbllokohet procesi i fiskalizimit mirëpo përfaqësuesi i kompanisë aplikuese për certifikim nuk është përgjigjur.
As përfaqësuesi i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të fillojë operimi i kompanive të reja, përveç se ka përsëritur se naftëtarët po presin hyrjen e kompanive të reja në treg për t’u pajisur me arka fiskale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij