LAJMI I FUNDIT:

Atentat i planifikuar ndaj Vladimir Putinit në Iran?

Atentat i planifikuar ndaj Vladimir Putinit në Iran?

Ndaj kryetarit rus, Vladimir Putin, është përgatitur një atentat i cili duhej të kryhej gjatë vizitës së tij në Iran. Duke u thirrur në burimet e agjencisë së lajmeve "Interfax" – e cila ka mbështetur lajmin e saj në shërbimet sekrete ruse - televizioni "Rusia", ka transmetuar lajmin se, disa grupe të vetëvrasësve me bomba, janë duke përgatitur atentat ndaj Putinit.

Agjencitë Itar-Tas e RIA Novosti kanë pohuar se, shërbimi për media i Kremlinit ka refuzuar të komentojë informatat për përgatitjen e tentim-vrasjes së Putinit, dhe kanë pohuar se, presidenti është njoftuar me këtë informatë.

Duke u thirrur në burimet nga shërbimet sekrete ruse, agjencia Interfax ka njoftuar se, “sipas burimeve të ndryshme jashtë Rusisë – është planifikuar të kryhet një tentim-vrasje, gjatë vizitës së Putinit në Teheran, i cili pritet të mbërrijë në Iran, të martën".

"Disa grupe terroristësh vetëvrasës janë përgatitur që të kryejnë këtë atentat", ka thënë një burim për Interfax.


Irani: Thëniet për atentat janë të pabaza

Raportet mbi sulmin e mundshëm vetëvrasës ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, janë "tërësisht të pabaza" dhe programi i vizitës së tij, do të zhvillohet normalisht, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane për AFP-në.

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori