Atdheu, ky prind i shkujdesur!
Gruaja e trimit dhe luftëtarit të shqiptarisë, Komandant Telit, sot thërret për ndihmë. Telit kjo as që do t’i shkonte ndërmend ndonjëherë! Sepse amanet familjes së tij ia kishte lënë atdheun (sa pasuri e madhe kjo), por nënkuptueshëm, edhe atdheut ia kishte lënë amanet familjen e tij dhe për këtë e kishte siguruar atë, duke i thënë: poqë se vdes unë (ai vdekjen për liri e kishte nuhatur shumë herët), rolin tim në përkujdesje do ta ketë vetë atdheu, por sikur kishte harruar që edhe atdheun ta ngarkojë me një përgjegjësi dhe mishërim të tillë, duket se atdheut i kishte besuar shumë, ndaj s’kishte nevojë për asi lloj porosish. Sa keq që njeriu i cili kishte nuhatur ëmbëlsinë e vdekjes, s’kishte mundur dot që ta nuhas edhe sjelljen e mëtutjeshme të këtij prindi zëvendësues.
Familja e Komandant Telit, sot nuk vuan se nuk mund të shkoj në pushime verore, dimërore, t’ia plotësojë dëshirat fëmijëve, t’i gëzoj fëmijët me rroba dhe ëmbëlsira të shijshme nëpër festa, por sot, ajo vuan për gjëra elementare, ajo pra vuan për një kulm mbi kokë. Të vuaj kjo familje për një kulm mbi kokë, kur dihet mirëfilli se i ati i tyre dha jetën për tërë kulmin e shqiptarisë, qëllimi i të cilit ishte që familjet dhe fëmijët shqiptarë t’i mos i qullos më shiu duke qenë në vendin e tyre, ose në dhomën e këtij nënkulmi. Por ja që, përballë karaktereve të qullosura, paska mundësi që edhe familja që mbeti pa prind për hir të mirëqenies shqiptare, të rrojë pranë shtëpive në rrugë, ku ushqimi i tyre do të jetë mbeturina e atyre që në kohë luftërash, valët e kësaj jetë i kishin sjellë nëpër brigje të bukura të detit.
Ndërsa dergjemi në këtë dhimbje, dëgjojmë se disa këngëtare për një përkëdhelje të vetme në fushatën parazgjedhore, i kishin marrë 30 mijë euro, aq sa kushton një banesë me një dhomë! Hapjen e fushatës e bënë me këngë patriotike, pastaj ciceronët me deklamim u thirren në flijimin e dëshmorëve, por kjo dramë me aktorë shumë të dobët, përfundoi me përfundimin e atij mitingu. Simpatizantët që e kishin shterur zërin duke bërtitur, u kthyen në shtëpi të lodhur, edhe më shumë u lodhën, kur familjarët e tyre i qortuan se pse kishin ikur prej punës, ku dihet mirëfilli i gjendjes së vështirë sociale. Ndërsa ata që e mbushën gojën përplot shqiptari, pas mbarimit të asaj drame, me shpejtësi shigjetuan drejt restoranteve të bukura, ku prej brengosjes së madhe për këtë shqiptari dhe dhimbjes së mallëngjyeshme për dëshmorët e kombit, ia mësynë pjatave të stërmbushura me ushqime vitaminoze dhe të llojllojshme. Të mos flasim për shpenzimet tjera, që rrodhën në këtë fushatë, qëllimi i të cilëve ishte mpirja e trurit të atyre që pritej të votonin, ngase ishin bërë ekspert për një gjë të tillë, madje edhe mund të themi që e vetmja epërsi që e kishin ishte kjo!
Këtë ditë, me rastin e dhjetëvjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, “Luftëtari mbi kalë” e vizitoi Shkupin, madje për ta marrë edhe nënshtetësinë e këtij shteti. Por për ta pranuar ai një gjë të tillë, kishte kërkuar prej shtetit që t’ia siguroi 9.4 milionë euro. Shteti shumetnik pa u menduar aspak, ia siguron këto të holla. Të tjetër (ne jemi “të tjerë” nuk jemi shqiptar, të paktën nuk njihemi kështu) për ta ndryshuar fizionominë (një)etnike të kalorësve të këtij luftëtari, pritet që së shpejti t’i sjellin edhe tre figura, t’i themi shqiptare, vlera e të cilave do të jetë diku rreth 200 mijë euro.
Kjo mua më çmend, të avullohen milionat për figura të vdekura dhe të vjedhura, ndërsa të lihen në mëshirë të acarit ata që me të vërtet kontribuan për këtë komb. Disa pohojnë që për ta ndryshuar fizionominë e projektit famëkeq “Shkupi 2014”, përskaj “dëshmorëve” maqedonas të rënë në luftën e 2001-shit, të vendoset edhe figura e Komandant Telit, në mënyrë që praktikisht t’i bëhet me dije këtij shteti se kur të duan shqiptarët e zhbëjmë këtë shtet, ndaj mos u krekosni aq shumë! Ndërsa unë them dhe propozoj që paratë për atë bust t’ia dërgojmë familjes së Telit, ndoshta do ta siguronte një shtëpi apo banesë të përshtatshme për jetesë. Fundja morali i shëndosh s’do ta lejonte që figura e Telit dhe e dëshmorëve të tjerë të rënë në luftën e 2001-shit, sikur milingona t’i qëndrojnë “Luftëtarit mbi kalë” dhe figurave tjera maqedonase. Këtij projekti poshtërues për shqiptarët, nuk duhet t’i ndryshohet fizionomia me dy-tre figura shqiptare, por duhet të bojkotohet në tërësi, sepse përmes tre figurave po bëhet ligjshmëria e qindrave figurave tjera maqedonase.
Në vend të shpenzimit, afërsisht 200 mijë euro, të nderuar, juve që populli ju solli sërish në pushtet, sigurojani strehën e familjes së Komandant Telit, ndihmoni financiarisht gjitha familjet e dëshmorëve (sepse gjenden në mjerim) dhe së fundmi përgjigjuni apelit të familjes së Shaban Zenunit – Komandant Hoxhës, e cila përmes mjeteve të informim kërkoi ndihmë, ngase kjo familja qenka në një mjerim të skajshëm. Nëse këtë partia në pushtet nuk arrin dot ta bëjë dhe populli shqiptar lahet i qetë në det, atëherë moralisht as shkronjën e parë të këtyre dëshmorëve s’kemi të drejtë t’ua përmendim, të paktën t’i lëmë që me krenari të vdesin për mungesën e një kafshate të bukës.
Përndryshe jam i shokuar edhe me veprimet e Florin Krasniqit, në mos më shumë, ky është deputet nga radhët e Vetëvendosjes, lëvizje kjo që thirret në vlerat e luftërave shqiptare dhe brengoset shumë për mjerimin social të familjeve të dëshmorëve. Nëse z. Krasniqi edhe më tej i bënë lajka familjes së Komandant Telit, atëherë lideri i kësaj lëvizje moralisht duhet ta suspendoj prej kësaj lëvizje këtë njëri të tërbuar pas pasurisë, edhe pse deri dje nuk e njihnim për të tillë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës