Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.
Ass. Dr. Ilir Ahmetgjekaj – radiolog
QKU – Instituti i Radiologjisë
tel. 038 602 177
mob. 044 111 926
Përshëndetje. Jam 23 vjeçare, kam pasur disa shqetësime në organet e tretjes dhe me këtë rast kam bërë ekzaminimet si vijon:
Në shkurt 2009 kam bërë rëntgen të gjoksit. Në maj 2009 kam bërë rëntgen të sinuseve. Në gusht 2009 kam bërë CT të krahut të majtë. Gjatë kësaj kohe kam bërë disa ekzaminime (që konsiderohen të jenë pa rrezatim UV) me ultrazë, gastroskopi dhe kolonoskopi. Desha të di nëse me gjithë këto ekzaminime jam rrezatuar përtej parametrave të lejuar. Faleminderit paraprakisht.
PËRGJIGJE:
E nderuar. Ne të gjithë i jemi të nënshtruar një fondi natyral të rrezatimit jonizues në planet. Vlera e këtij fondi është 3.5 mSv (milisievert) në vit, pra secili prej nesh gjatë një viti merr këtë dozë nga natyra. Doza e lejuar e cila konsiderohet se nuk lë fare pasoja është 5mSv. Ju keni bërë një radiografi të gjoksit që llogaritet 0.01mSv, pastaj një radiografi të HPN (sinuseve) = 0.07mSv. Sa i përket ekzaminimit me tomografi të kompjuterizuar (CT), nëse ky ekzaminim është bërë me CT një shtresor, atëherë ju keni marrë një dozë nga 1.5 – 2.7mSv, nëse është bërë me CT shumë shtresor (MSCT), atëherë doza është më e madhe deri në 5mSv për ekzaminimin tuaj. Mendoj se doza e marrë nga ekzaminimet radiologjike që keni bërë, janë brenda fondit natyral dhe si e tillë është e lejuar dhe nuk duhet të keni ndonjë pasojë nga kjo. Është me rëndësi të ceket se kur ka mundësi të bëhen ekzaminime me metoda të tjera pa rrezatim jonizues, atëherë duhet shfrytëzuar në veçanti ekzaminimi i krahut, i cili bëhet sot ekskluzivisht me RM. Sa i përket procedurave të tjera diagnostike që keni cekur, ato nuk përdorin rrezatimin jonizues, andaj efekte të kësaj natyre nuk keni.
Si përfundim, ju mund të bëni në vazhdimësi ekzaminime me rreze jonizuese pa brengosje, por para se t’i bëni është mirë të informoni radiologun për procedurat e më hershme, në mënyrë që të siguroheni se, nuk do të tejkaloni dozën e lejuar për një vit.
Ju përshëndes. Dr. Ilir Ahmetgjekaj.
I nderuar, më intereson anestezioni, që jepet gjatë rezonancës magnetike te fëmija 5 vjet e gjysmë. Cilat janë pasojat e mundshme, a ka vend për frikë (për mua si prind) nga anestezioni?
Ju falënderoj, paraprakisht.
PËRGJIGJE:
I nderuar! Kjo pyetje është me e përshtatshme për anesteziologun, por duke marrë parasysh eksperiencën tonë në këtë drejtim, do të përpiqem të jap përgjigje sa më të saktë. Për të realizuar ekzaminim me rezonancë magnetike (MRI) tek pacientët e moshës së fëmijës tuaj, atëherë duhet që të bëhet me anestezion intravenoz (kjo procedurë bëhet tek të gjitha moshat që nuk mund ta përballojnë këtë ekzaminim).
Anestezioni intravenoz është afatshkurtër dhe nuk kërkon më shumë se 30 minuta intervenim. Kjo formë e anestezionit realizohet me Propofol dhe organizmin e vendosë në gjumë (sedacion). Një nga përparësitë është se personi që kryen ekzaminimin, është në gjumë dhe i qetë.
Por, gjithsesi, kjo teknikë ka edhe anët negative që më së shumti varet nga sasia e dozës së barit të dhënë tek pacienti, gjithashtu duhet kihet kujdes edhe në alergji, sepse medikamenti ka lidhje me alergjitë e pacientit në vezë, lajthi, kikirikë, badem. Mund të ketë reaksion të alergjisë edhe nga medikamenti që i japim, por në këso rastesh, kemi alternativë tjetër të medikamenteve që na lejojnë të përdorim gjatë ekzaminimit.
Nëse anesteziologu informohet mirë nga Ju, atëherë përzgjidhet mënyra e këtij sedacioni dhe çdo gjë mund të kalojë pa brenga.
Ju përshëndes!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara