LAJMI I FUNDIT:

Aspirina parandalon kancerin në zorrën e trashë?

Aspirina parandalon kancerin në zorrën e trashë?

Një studim i ri tregon se një dozë e përditshme aspirine mund të parandalojë kancerin e zorrës së trashë te njerëzit që kanë gjasa të preken gjenetikisht nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët nga Universiteti i Newcastle kanë përcjellë më shumë se 1.000 persona me sindromën Linç, sindromë e cila krijohet nga një ndryshim gjenetik që i bën njerëzit të pambrojtur ndaj një numër kanceresh, veçanërisht nga kanceri i zorrës së trashë.

Shkencëtarët u dhanë disa pacientëve aspirina dhe të tjerëve placebo (barna të rrejshme). Rezultatet treguan se në grupin e trajtuar me aspirinë, vetëm 6 persona u prekën nga kanceri në zorrën e trashë, në krahasim me 16 persona që u prekën nga ky kancer në grupin e trajtuar me placebo.

Autorët e studimit pohojnë se, edhe pse participantët në këtë eksperiment ndërprenë marrjen e aspirinës, efekti i barit vazhdoi të ishte mbrojtës ndaj kancerit. /VoA/Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori