Aspektet juridike të konstituimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës
Tani më, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesërisht të përsëritura në Kosovë, dhe para certifikimit e publikimit zyrtar të rezultateve zgjedhore, të cilat përafërsisht dihen, fillimisht, parashtrohen disa çështje juridike problemore referuar zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës (Qeveria).
Në zgjedhjet kuvendore të përgjithshme të mbajtura më 12 dhjetor 2010 dhe zgjedhjeve të përsëritura pjesërisht më 9 janar, dhe rivotimit në Mitrovicë më 23 janar 2011, asnjë subjekt politik nuk fiton shumicën e nevojshme për të ofruar mandatarin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Qeveria) , për ç’shkak mbetët për tu aplikuar sigurimi i asaj shumice nëpërmjet koalicionit politik.
Sipas doktrinës juridike e politike, si dhe pikëpamjeve të përgjithshme, në situatën aktuale në vendin tonë, nisma për koalicion politik, fillimisht, do t’i takonte subjektit politik anipse me më pak vota nga të nevojshmet, krahasuar me të tjerët, me më shumë vota. Ndërkaq, sipas zgjidhjeve kushtetutare pozitive, roli i tillë, pos subjektit politik me më shumë vota, do t’i takonte cilit do subjekt politik tjetër qe është kualifikuar për të qenë parti politike kuvendore!
Konkretisht, me nenin 95 par. 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Kushtetuta), pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës (Presidenti), Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi), i propozon kandidatin për Kryeministër (mandatarin) në konsultim me partinë politike / nuk përcaktohet shprehimisht partia politike e parë me numra të votave-sic/, ose, me koalicionin që, ka fituar shumicën e nevojshme / nuk precizohet tipi i saj si shumicë relative, absolute apo e kualifikuar – sic; megjithatë, ajo shumicë, mund të konkludohet si shumicë absolute sipas interpretimit sistematik e logjik të n. 95 par. 3 të Kushtetutës / për të formuar Qeverinë.
Sëandejmi, pas zgjedhjeve të përgjithshme kuvendore, Presidenti, aktualisht, ushtruesi i funksionit të Presidentit, jo domosdoshmërisht me subjektin politik PDK-në qe ka fituar më shumë vende kuvendore, por, jo edhe shumicën e nevojshme në Kuvend, në konsultim me koalicionin politik që, konform me n. 95 par. 3 të Kushtetutës, ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend, do t’i propozonte Kuvendit mandatarin për Kryeministër.
Në situatën faktike dhe, konform me zgjidhjen juridike – kushtetutare të sipërthënë, do të mund të mandatohej mandatari për Kryeministër edhe jashtë “partisë politike të parë” për nga numri i votave të fituara në zgjedhjet e përgjithshme.
Ndryshe, dispozita e sipërtheksuar, po të ishte e formuluar siç vijon:” …në konsultim me partinë politike të parë për nga numri i votave, ose, me koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend…”, interpretimi juridik i saj, i padiskutuar do të ishte në favorin vetëm të subjektit politik me më shumë vota të fituara në zgjedhje, konkretisht, vetëm të PDK-së, e cila, si e tillë, do të ishte ekskluzivisht e autorizuar që fillimisht të krijonte koalicion politik, si parakusht për ofrimin e mandatarit qeveritar!
Rrjedhimisht, mandatari për Kryeministër, brenda 15 ditësh pas emërimit nga Presidenti, para Kuvendit duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë me kërkesë për miratim dhe zgjedhje të saj. Qeveria konsiderohet e zgjedhur, nëse do të merrte shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, konkretisht, së pakut, 61 vota. Kjo shumicë është e karakterit absolut (Condictio Sine Qua Non) pa të cilën nuk do të mund të formohej Qeveria.
Sipas par. 4 të nenit 95 të Kushtetutës, nëse do të ndodhte që, lista e përbërjes së Qeverisë së propozuar nga mandatari, nuk do ta merrte shumicën absolute të votave, Presidenti, brenda 10 ditësh, do ta emëronte mandatarin tjetër për të vepruar në të njëjtën procedurë, për ta hartuar dhe propozuar përbërjen e Qeverisë.
Sipas formulimit të tillë, nuk kërkohet qe, pas dështimit eventual të propozimit të mandatarit të parë nga partia përkatësisht koalicioni me vota të nevojshme në Kuvend, që rolin e tij, në etapën vijuese, të dytë, ta ushtronte mandatari nga partia politike e dytë për nga numri i votave të nevojshme, përkatësisht, koalicioni politik me numër të votave të nevojshme në Kuvend.
Sikundër u tha, te rasti i parë /n. 95 par. 1 i Kushtetutës/, explicite, nuk stipulohet subjekti politik i parë për nga numri i votave për ta ofruar mandatarin, as të rasti i dytë, /n. 95 par 4 i Kushtetutës/, i mundur i dështimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, nuk përcaktohet explicite subjekti politik i parë eventualisht i dytë për nga numri i votave të nevojshme për të qenë i autorizuar për të ofruar mandatarin vijues për propozimin e përbërjes së Qeverisë!
Zgjidhja kushtetutare e tillë, në praktikë, veçanërisht në praktikën kosovare, pashmangshëm, do të krijonte situatë politike të tejtendosur tok me konfrontime politike të intensitetit të lartë, veçanërisht po të ndodhte që subjekti politik dytë, e jo i parë, për nga numri i votave të nevojshme në Kuvend, konform me n. 95 par.3 të Kushtetutës, të ofronte mandatarin për formimin e Qeverisë –sic!
Situatë politike e tillë do të mund të krijohej (n. 95 par. 4 i Kushtetutës), edhe sikundër të dështonte mandatari i parë për të formuar Qeverinë, tani më, me pretendimin e dhënies së mandatarit nga subjekti politik i dytë për nga numri i votave të nevojshme në Kuvend.
Pra, nga defektet e formulimeve juridike në dispozitën e nenit 95 të Kushtetutës, në kontekstin e pakënaqësive shoqërore të përgjithshme, nder të tjera, të krijuar edhe nëpërmjet abuzimit, spekulimit dhe malverzimit violent të paprecedentë të votës së lirshme gjatë zgjedhjeve Dhjetor 2010 – Janar 2011, në vendin tonë, do të mund të krijohej situatë politike tepër konfliktore, diskutabile, krizë serioze kushtetutare – politike, ndryshe krejt e panevojshme dhe për aq e paarsyeshme!
Ndryshe, teksti i Kushtetutës, pos defekteve formuluese e përmbajtjesore në n. 95, përmban mangësi të tilla edhe në shumë dispozita tjera, për ç’shkak, legjislativi i katërtë i vendit, do të duhej për ta venë në prioritet amendimin esencial të saj.
Për të qenë praktika kushtetutare e formimit të Qeverisë, në konformitet me zgjidhjet doktrinare juridike e politike, si dhe me precedentët afirmative, fillimisht, të autorizimit të subjektit politik me më shumë vota për të ofruar mandatarin, e rrjedhimisht nëse ai do të dështonte, të autorizimit të subjektit politik të dytë për nga numri i votave të nevojshme për ta ushtruar po atë funksion, do të duhej që, ndër të tjera, në procedurë të caktuar, sikundër në vijim, të amendohej dhe të modifikohej dispozita e n. 95 të Kushtetutës!
Neni 95 par. 1 i Kushtetutës,
“Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës, i propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”, do të duhej të të amendohej dhe modifikohej siç vijon:
“Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës, sipas konsultimit me përfaqësuesin e autorizuar të partisë politike të parë për nga numri i votave, ose, të koalicionit të saj që ka fituar shumicën e votave të të gjithë deputetëve në Kuvend, Kuvendit të Republikës i propozon mandatarin për formimin e Qeverisë së Republikës”.
Neni 95 par.4 i Kushtetutës,
“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk e merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas të njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpallë zgjedhjet të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzetë (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre…”, do të duhej të amendohej siç vijon:
“Nëse propozimi për formimin e Qeverisë, nuk e merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, Presidenti i Republikës, brenda dhjetë (10) ditësh, nga partia politike e dytë për nga numri i votave në Kuvend me koalicionin politik të saj, e emëron mandatarin për propozim të përbërjes së Qeverisë….”
Nder të tjera, me këto amendime do të evitoheshin disa nga shumë vakuume, paqartësi dhe formulime deficitare juridike, pashmangshëm, me pasoja politike të mundshme tejet të padëshiruara.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?