LAJMI I FUNDIT:

Asnjë pamje intime nuk u gjet në Instagramin e Elvana Gjatës

Asnjë pamje intime nuk u gjet në Instagramin e Elvana Gjatës

Katër adoleshentë nga Librazhdi i Shqipërisë, adhurues të Elvana Gjatës, morën plotsisht në kontroll jetën e saj virtuale për 3 ditë. Fiksimi për idhullin e tyre, bëri që 15-vjeçarët në fillim të vidhnin adresën personale të artistes në Instagram.

Me të shtënë në dorë profilin me gati 500 mijë ndjekës, veprimi i pare që bënë adoleshentët ishte komanda “follow” e vetes së tyre nga profili i këngëtares. Gjatë marrjes në pyetje në polici, thanë se me kërkesën e rremë nga Elvana Gjata në Instagram janë mburrur më pas tek shoqëria. Natën që vodhën Instagramin e Elvanës, djemtë të cilët studiojnë në Tiranë, postuan një urim në emër të artistes, postim të cilin më pas e fshinë. Por, adoleshentët guxuan më tej, kur tentuan të futen në iCloud-in e këngëtares përmes adresës së emailit, një hapësire ku këngëtarja ruante fotografitë dhe videot e saj personale.

Lapsi.al mësoi se fillimisht adoleshentët kishin transferuar disa foto personale të Elvanës në emailin e tyre. por asgjë për t’u shqetësuar sepse më pas ata i kanë zhdukur.


elvana

“Çfarë do të bëhesh kur të rritesh”, “Këngëtare” dhe “Ku janë martuar prindërit e tu”, në “Tiranë”, ishin përgjigjet që i dhanë çasje 15-vjeçarëve në informacionin personal të artistes së njohur shqiptare. Pyetjet e zgjedhura nga këngëtarja Elvana Gjata përpara 8-vitesh për të mbrojtur privatësinë e saj në botën virtuale, duket se ishin çelësi i suksesit të adoleshentëve, të cilët thuajse po realizonin ëndrrën e tyre. Ka qenë vetë ministri Saimir Tahiri që u interesua per hetimin e çeshtjes, pas denoncimit të Elvana Gjatës.

Para policisë, 15 vjeçarët nisën të qajnë, kur kuptuan se situata ishte serioze. Ata i thanë policëve se nuk e dinin se kishin kryer një vepër penale. Nga investigimi i lapsi.al mësohet se në telefonin e këngëtares nuk janë gjetur materiale provokuese, apo informacione që do t’i rrezikonin imazhin artistes. Megjithatë, nuk dihet nëse ky fakt do ndikojë tek këngëtarja, që t’i falë kërcënuesit e saj. Momentalisht çështja në fjalë është në dorën e prokurorisë, e cila po i ndjek në gjendje të lirë adoleshentët.

Në trend Magazina

Më shumë
Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Kalo në kategori