Pjesëtarët e komuniteteve minoritare në Irlandën Veriore dhe në Kosovë thonë se ata janë të neglizhuar në historitë që tregohen për luftën, dhe në periudhën e post-konfliktit.
Kosova është një shtet ku ata që kanë luftuar kundër ushtrisë serbe në vitet 1998-99 kanë konsideratë të lartë. Por, edhe një status i tillë mund të mos mjaftojë për pjesëtarët e komuniteteve minoritare, që vazhdojnë të diskriminohen.
Edhe pse është veteran i luftës dhe e gëzon respektin e shumicës së komunitetit, Haxhi Hoti, nga minoriteti egjiptian thotë se ballafaqohet me situatë të rëndë ekonomike.
“Ne kemi qenë pjesë e luftës sepse edhe ne kemi qenë të sulmuar, por tani, pas luftës, nuk kemi marrë asnjë lloj ndihme që do të na bënte të ndiheshim më pak të diskriminuar ose të ndihemi ndryshe”,
Minoritetet etnike të Kosovës – boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët dhe goranët – kanë qenë viktima si të forcave serbe të sigurisë (policia, ushtria e paramilitarët), ashtu edhe të UÇK-së së prirë nga shqiptarët.
Pas atij konflikti, që la mijëra të vdekur, të zhdukur e të zhvendosur, paqja ndërmjet komunitetevet të ndryshme mbetet fragjile.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 15 vite nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, ende ka diskriminim, edhe në ndërveprimet e përditshme. Komunitetet pakicë ndjehen të lënë anash, dhe nuk integrohen me pjesën tjetër të popullatës.
Sikurse në Kosovë, edhe në Irlandën Veriore shumë pjesëtarë të komuniteteve imigrante ndihen të injoruar nga partitë politike.
Këto komunitete kanë nacionalitete të ndryshme, dhe dallojnë nga ajo se sa gjenerata kanë jetuar këtu. Disa kanë mbërritur në dekadat e fundit, kurse të tjerë i kanë rrënjët shumë para se të nisnin Trazirat.
Shumica e 3600 jetëve të humbura në konflikt ishin të komuniteteve katolikë/irlandezë/nacionalistë ose protestantë/britanikë/unionistë.
Nuk ka të dhëna për ndonjë viktimë me prejardhje imigrante, por këtu mund të përfshihet Ashra Chopra, një nënë e dy fëmijëve që u vra derisa po qëndronte në veturë me fëmijët e saj. Chopra kishte ardhur nga India në Derry/Londonderry në vitin 1968, për t’iu bashkuar bashkëshortit të saj dhe komunitetit të vogël indian.
Tani, komuniteti indian përbëhet nga rreth 10.000 njerëz, që kanë ardhur qysh nga vitet 1930.
Satyavir Singhal, kryetar i Qendrës së Komunitetit Indian në Belfast, thotë se komunitetet minoritare ende duhet të navigojnë një vend që mbetet për ta, në një shoqëri tashmë të segreguar. Kjo është diçka që ngritet si pyetje, sa herë që imigrantët e rinj e pyesin për këshilla se ku të jetojnë, ose ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.
Disa dekada pas konfliktit, 90 % e shtëpive të banimit vazhdojnë të jenë të ndara në komunitetet “njëidentitare”. Shifrat nga Departamenti i Edukimit tregojnë se nxënësit e rinj janë po aq të segreguar sa edhe fëmijët lokalë. Më shumë se 87 % shkojnë në shkolla që konsiderohen ose Katolike ose Protestante, dhe vetëm 6 % e fëmijëve që shkojnë në shkolla të reja ndjekin mësime në shkolla të integruara (që qëllimisht tentojnë të përziejnë nxënës të komuniteteve të ndryshme).
“Njerëzit na pyesin ‘ a është kjo një zonë e sigurtë, apo jo?’, thotë Singhal për këshillat që të ardhurit e rinj kërkojnë se ku duhet të jetojnë. “Ne u themi të mos shkojnë afër zonave me flamuj”, duke iu referuar flamujve britanikë dhe irlandezë që përdorën për të markuar territorin.
Shumë imigrantë, pa dashje, duhet të përfundojnë duke zgjedhur një anë të shoqërisë së post-konfliktit, thotë Gosia O’Hagan nga komuniteti polak. Kjo mund të lidhet me atë se ku jetojnë, me kë martohen, ose ku u shkojnë fëmijët në shkollë.
“Bashkëshorti im është irlandez. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë katolike, prandaj automatikisht unë jam e asociuar me njërën anë. Por, sa nga kjo është zgjedhja ime? Nuk e di më. Kjo është diçka për të cilën nuk kam qenë e përgatitur”.
Komunitetet pakicë ndjejnë se politikanët në Irlandën Veiore kryesisht i injorojnë zërat dhe votat e tyre. Në gjithë këtë kohë ka pasur vetëm një deputet të zgjedhur në Parlamentin e Irlandës Veriore, që vjen nga pakicat. Anna Lo, me origjinë nga Hong Kongu, shërbeu ndërmjet viteve 2007 dhe 2016, para se të hiqte dorë nga politika për shkak të racizmit që përjetoi nga lojalistët britanikë. Shumë pak nga 462 këshilltarët lokalë në Irlandën Veriore kanë prapavijë të pakicave.
Kjo është krejt ndryshe me Kosovën, ku 10 nga 120 vendet në Parlamentin Kombëtar janë të rezervuara për përfaqësuesit e pakicave jo-serbe.
Sidoqoftë, përfaqësimi më i gjerë politik pothuajse nuk ka pasur fare ndikim në zhvillimin ekonomik apo profesional të komunitetit rom, papunësia e të cilëve është disproporcionalisht më e madhe krahasuar me komunitetet tjera. Raportet e hulumtimit nga Bashkimi Evropian përmendin sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat ballafaqohen të rinjtë e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, duke përfshirë shkallën e papunësisë prej 75 %.
Në gjithë Kosovën, pjesëtarë të pakicave ballafaqohen me problemin e njëjtë sa i përket kushteve të vështira ekonomike dhe sociale, dhe aludimi është se kjo ndodhë për shkak se u përkasin grupeve të caktuara etnike.
Siç thotë, Burbuqe Zepa nga komuniteti egjiptian:
“Askush nuk na sheh neve. Jemi të befasuar që kaq shumë vjet pas luftës, kemi kaq kushte të vështira. Nuk i kemi gjërat elementare për jetesë”,
“Fëmijët tanë jetojnë me vështirësi të shumta, dhe kjo vetëm pse i takojmë këtij komuniteti. Nuk na shohin si individë, por si vota”.
Arjeta Nosha, poashtu nga komuniteti egjiptian, pajtohet. Ajo jeton në fshatin Lutogllavë, afër Pejës:
“Jetojmë në një zonë ku ndarja është e dukshme, pasi që ne ndonjëherë nuk kemi mjaftueshëm për të ngrënë. Kur punojmë, hamë, por kur nuk punojmë, shpesh mbesim të uritur”.
“Nuk ka të bëjë me mungesën e vullnetit për të punuar, por mundësitë për ne si komunitet pakicë janë shumë më të vogla. Sidoqoftë, fqinjtë tanë gjithmonë na ndihmojnë, dhe na respektojnë për atë që jemi”.
Erxhan Galushi, deputet rom në Kuvendin e Kosovës, thotë: “Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, komuniteti rom, bashkë me komunitete tjera, u ballafaqua me shumë vështirësi, duke përfshirë zhvendosjen, diskriminimin dhe margjinalizimin”.
“Roli i komunitetit rom në procesin e ndërtimit të paqes në Republikën e Kosovës pas luftës ka qenë i rëndësishëm, por shpesh i nënvlerësuar”, ka shtuar ai.
Përkundër sfidave, disa mbesin optimistë.
Duke e pranuar se ka ende diskriminim, situata ka përmirësim në sytë e ministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, që vjen nga komuniteti egjiptian.
“Komuniteti egjiptian, sikurse të gjithë qytetarët e Kosovës, janë në situatë më të mirë çdo ditë, me vëmendjen e shtuar të Qeverisë së Kosovës”.
“Edhe pse situata e vështirë ekonomike e komuniteteve kërkon shumë për t’u përmirësuar, ata janë pa diskutim pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës dhe ndërtimit të paqes, duke krijuar harmoni mes komunitetve të ndryshme në Kosovë”.
Justina Cesnauskiene, banore në qyetin më divers të Irlandës Veriore, gjithashtu ka parë përmirësime.
Ajo thotë se ku u zhvendos në Dungannon nga Lituania në moshën 12 vjeçare, kishte shumë pak imigrantë në klasën e saj.
“Kur u zhvendosëm këtu, ndarja fetare ishte shumë e fortë, dhe sidomos, me 12 korrik, ishte çmenduri e vërtetë”, thotë ajo duke iu referuar një feste kulturore, shpesh të kritikuar, që kujton një betejë historike që u luftua me prapavijë fetare.
“Ne gjithmonë qëndronim brenda në shtëpi atë ditë, sepse nuk kishim siguri”.
Por, gjatë kohës së saj duke jetuar në Irlandën Veriore, ajo ka parë shumë ndryshime në sjellje dhe në demografi.
Ajo ka qenë e ftuar dhe ka marrë pjesë në festimet e 12 korrikut, bashkë me fëmijët e saj të vegjël.
“Njerëzit e shohin se fëmijët që vijnë në shkollë janë ndryshe, janë nga shtete të ndryshme, por nuk u intereson. Ata janë më pranues”, thotë ajo.
“Tani Dungannon është shumë i përzier. Nuk ka më vetëm katolikë apo protestantë, të bardhë apo të zi. Është e përzier”
* * *
Ky artikull është pjesë e një serie të bashkëshkruar nga pjesëmarrës nga Kosova dhe Irlanda e Veriut në kuadër të një projekti të gazetarisë paqësore, Raportimi mbi një të kaluar të trazuar, i nisur dhe organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në partneritet me Shared Future News, me financim nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Faktet e paraqitura dhe pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe editorialisht të pavarura nga çdo donator.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!