Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për “Kulturat e Arave në Republikën e Kosovës, 2014”. Ky është publikimi i dytë që përfshin të dhënat nga Regjistrimi i Bujqësisë, 2014. Por, në këtë publikim janë prezantuar edhe të dhënat për subvencionet dhe grantet investive në bujqësi, të dhënat nga anketat e ekonomive shtëpiake bujqësore, si dhe disa të dhëna nga Organizata për Bujqësi dhe Ushqim e Kombeve të Bashkuara (FAO).
Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për sipërfaqet e përgjithshme të tokës bujqësore, për sipërfaqet e tokës së punueshme – arave, për sipërfaqet me kultura të arave, si: drithëra, bishtajore kokërr, frytrrënjore (patate), bimë foragjere; perime, sipërfaqe të kultivuara me bimë monokulturë, makinat dhe pajisjet bujqësore, si dhe subvencionet dhe grantet investive për kulturat e arave.
Të dhënat në këtë publikim janë prezantuar të agreguara në nivel të Kosovës, sipas rajoneve dhe sipas komunave (në disa raste). Në publikim janë prezantuar edhe madhësitë e klasave, si për nga numri i ekonomive bujqësore, ashtu edhe për nga sipërfaqja.
“Rezultatet e Regjistrimit të Bujqësisë (RB) 2014 kanë treguar se pjesëmarrja e tokës së punueshme-arave, në gjithsej sipërfaqen e shfrytëzuar të tokës bujqësore është 43.6% (180381 ha). Sipërfaqja mesatare e tokës së punueshme – arave për ekonomi bujqësore është 1.6 ha”.
Drithërat zënë pjesën më të madhe të tokës së punueshme – arave, ku gjithsej janë 97 026 ekonomi bujqësore, me sipërfaqe të përgjithshme të kultivuar me drithëra 131 949. 39 ha. “Madhësia mesatare e sipërfaqes me drithëra për ekonomi bujqësore është rreth 1.36 ha. Mbi 81.8% e ekonomive bujqësore, ose 79 396 sosh, kanë nën 2 ha sipërfaqe për ekonomi bujqësore të kultivuara me drithëra”.
Kultura, që zë pjesën më të madhe të tokës së punueshme-arave është gruri (50.3%), i pasuar nga misri (19.4%).
“Prodhuesit më të mëdhenj të grurit në nivel global në vitin 2013, sipas statistikave të FAOSTAT-it (2013) ishin: Kina, 115 milionë/t; India, 80 milionë/t; ShBA, 60 milionë/t; Rusia, 41 milionë/t; dhe Kanada, 23 milionë/t. Ndërsa, nga vendet e BE-së, sipas Eurostat-it (2013), prodhuesit më të mëdhenj ishin: Franca, me rreth 37 milionë/t; Gjermania, me rreth 25 milionë/t; dhe Bullgaria, me 5.4 milionë/t. Kurse, nga vendet e ish-Jugosllavisë, prinë Serbia me 563 403 ha, e pasuar nga Kroacia me 204 506 ha, të mbjellur me grurë”.
Sipas Regjistrimit të Bujqësisë në Republikën e Kosovës, (RB) 2014, sipërfaqet e kultivuara me grurë, ishin 90 727.78 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që kanë kultivuar grurë ishte 74 532 ekonomi bujqësore, ose rreth 1.22 ha për ekonomi bujqësore.
Komuna me pjesëmarrjen më të lartë në kultivimin e grurit për nga sipërfaqja e kultivuar me grurë është Skënderaj, me sipërfaqe 6 936.96 ha, ndërsa komuna e Podujevës ka numrin më të madh të ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e grurit.
Prodhuesit më të mëdhenj të misrit, sipas FAOSTAT (2013) janë: ShBA me mbi 350 milionë/t;
Kina me mbi 217 milionë/t; Brazili me rreth 80 milionë/t; dhe Argjentina me mbi 32 milionë/t. Ndërsa, në vendet e BE-së (Eurostat, 2013) prodhuesit më të mëdhenj janë: Franca me mbi 15 milionë/t; Spanja dhe Rumania me mbi 11 milionë/t; dhe Hungaria me rreth 7 milionë/t.
Sipërfaqet me misër, në nivel vendi sipas RB 2014 ishin 35 038.22 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e misrit është 64 979. Mesatarja e sipërfaqes së kultivuar me misër për ekonomi bujqësore është 0.54 ha. Vetëm 15% e sipërfaqes së kultivuar me misër i përket klasës me mbi 5 ha, kurse 66% e sipërfaqes së kultivuar me misër i përket klasës nën 2 ha.
Sa i përket komunave, Podujeva ka numrin më të madh të ekonomive bujqësore, që merren me kultivimin e misrit, me gjithsej 5 237, ndërsa komuna e Lipjanit ka sipërfaqen më të madhe të kultivuar me misër, 2 222.40 ha.
Sa u përket bishtajoreve kokërr, kultura më e kultivuar është fasulja. Sipërfaqet e përgjithshme me fasule kokërr janë 3 958.55 ha, ndërsa numri i ekonomive bujqësore, që kultivojnë fasule kokërr është 34 925.
Sipas komunave, Podujeva ka sipërfaqen (375.26 ha) më të madhe me fasule kokërr, krahasuar me komunat e tjera, në nivel vendi. Gjithashtu, kjo komunë ka edhe numrin më të madh të ekonomive bujqësore (3 951), që kultivojnë fasulen kokërr.
Sa u përket frytrrënjorëve, patatja është kultura kryesore frytrrënjoreve, që kultivohet në Kosovë. Sipas RB 2014, sipërfaqet e përgjithshme në nivel vendi me këtë kulturë janë 3 694.53 ha, të kultivuar nga 18 732 ekonomi bujqësore. Komuna, që ka sipërfaqen më të madhe të kultivuar me patate është komuna e Vushtrrisë, me sipërfaqe 1 327.84 ha.
Sa u përket bimëve foragjere, jonxha, tërfili, përzierja e barit, misri i gjelbër dhe kungulli foragjer janë kulturat më të kultivuara, si për nga sipërfaqja, ashtu edhe për nga numri i ekonomive bujqësore, që i kultivojnë këto kultura. Sipas Regjistrimit të Bujqësisë 2014, në Kosovë jonxha kultivohet në sipërfaqe prej rreth 15 010.77 ha, nga gjithsej 23 687 ekonomi bujqësore.
Komuna që dallohet për nga numri më i madh i ekonomive bujqësore dhe sipërfaqes me kultivim të jonxhës është Skënderaj me 2 419 ekonomi bujqësore dhe sipërfaqe 1 734.75 ha.
Sipas RB-së 2014, 34 827 ekonomi bujqësore merren me kultivimin e perimeve, në një sipërfaqe të përgjithshme prej 6 689.15 ha. Me perime është e mbjellë 3.7% e tokës së punueshme – arave (6 689 ha). Në mesin e perimeve, më shumë se 38% e tokës së mbjellë është me speca, kurse janë 30 533 ekonomi familjare, që e kultivojnë këtë kulturë në sipërfaqe të përgjithshme prej 2 553.01 ha.
Sipas komunave, dominimin si për nga numri i ekonomive bujqësore, që kanë kultivuar speca (2 779 sosh), ashtu edhe për nga sipërfaqja kultivuese me këtë kulturë, 1 160.48 ha e ka komuna e Rahovecit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës